E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prifti: Rama të bëjë analizat për drogë, e sfidoj me dorëheqje



ADI SHKEMBI

Deklarimi i pasurisë përplas sërish Ministrin e Ekonomisë, Dritan Prifti, me deputetët e PS-së. Pas debateve në dy seancat e fundit në Parlament, selia rozë ka publikuar dy fotografi, që sipas saj janë një kat pallati në Tiranë dhe një vilë në Lundër, që kushton mbi 1 milion euro. Nga ana e tij, Prifti ka hedhur poshtë në një konferencë për shtyp deklaratat e deputetëve të PS-së, duke akuzuar Edi Ramën se ka konsumuar substanca narkotike, madje, i ka kërkuar atij t‘i bëjë publikisht analizat, për të provuar nëse janë të rreme akuzat që i bëhen.
Akuzat e PS
Deputetët e PS-së, Besnik Bare dhe Ermonela Felaj, si dhe anëtarja e kryesisë, Lindita Nikolla, akuzuan dje ministrin e Ekonomisë, Dritan Prifti, se nuk ka deklaruar pranë Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, një apartament banimi rreth 400 m2 Tiranë si dhe në vilë në Lundër, e cila sipas PS kushton mbi 1 milion euro. “Sot është publikuar një tjetër skandal për Dritan Priftin. Përveç 1.8 milion eurove të fituara si me “magji” në 3 muaj të vetëm si ministër i Sali Berishës, Dritan Prifti nuk ka deklaruar në deklaratën e pasurisë së tij, një kat të tërë pallati, me sipërfaqe 400 metra katrorë në një nga zonat më luksoze në Tiranë, si dhe një vilë që po ndërton në Lundër, vlera e së cilës llogaritet në mbi 1 milion euro. Këto janë përmasat skandaloze të korrupsionit të ministrit Prifti dhe qeverisë Berisha-Meta”, - tha deputeti, Besnik Bare. Ndërsa deputetja Ermonela Felaj, i ka bërë thirrje Prokurorisë të mos heshtë, por të hetojë për këtë rast korruptim. “Prokuroria dhe Inspektorati i Lartë i Deklarimit të Pasurisë duhet të nisin menjëherë hetimet për aferën që e ka bërë milioner brenda natës ministrin e Ekonomisë. Këtu, nuk kemi të bëjmë me një fitim llotarie, por me një rast të qartë korrupsioni. Pretendimi, se “pa investuar asgjë”, Prifti jo vetëm që ka fituar miliona euro, por edhe nuk i detyrohet asgjë shtetit shqiptar, është pretendim skandaloz. Dhe sikur të mos mjaftonte kjo, tani na del që ministri na zotëruaka edhe qindra metra katrorë në mes të Tiranës, e një vilë luksoze në Lundër, të cilat as që ka marrë mundimin t’i deklarojë”.
Reagimi i Priftit
Duke folur në një konferencë për shtyp, 60 minuta më vonë, ministri i Ekonomisë, Dritan Prifti, hodhi poshtë akuzat e PS-së, për këtë sipërfaqe banimi, duke bërë të ditur se do të përgatisë padi penale ndaj selisë rozë. “E them me përgjegjësi të plotë, morale, ligjore e politike, as kam, as kam pasur dhe as kam në plan të kem ndonjë vilë ku thonë këta, e aq më shumë të padeklaruar në deklaratën time të pasurisë. Pra, është thjesht shpifja e radhës, shpifje për të cilën unë sot kam autorizuar avokatin tim, që të mbledhë dhe të gjitha shpifjet e ditëve të fundit të “Zërit të Popullit” dhe të përfaqësuesve të PS, të bëjë kallëzim penal për shpifje në institucionet e shtetit ligjor”, - u shpreh Prifti. Ministri i Ekonomisë, akuzoi sërish kreun e Partisë Socialiste, Edi Rama, se ka përdorur substanca narkotike disa vjet më parë. Për këtë, ai i kërkoi kreut të opozitës t`i bëjë publikisht analizat dhe nëse vërtetohet e kundërta, Prifti tha se do të lërë mandatin e deputetit. “Unë i bëj dhe një sfidë tjetër Edi Ramës. Le të dalë dhe të bëjë publikisht analizat e gjakut dhe analizat e flokut, të cilat tregojnë nëse ai ka qenë përdorues lëndësh narkotike dhe nëse ai vazhdon të jetë përdorues lëndësh narkotike. Le të zgjedhë ai një klinikë, shqiptare apo të huaj, të pavarur, që t`i bëjë atij publikisht analizat dhe të ketë detyrimin moral përpara shqiptarëve të thotë të vërtetën, në është Edi Rama i droguar, apo jo. Në qoftë se analizat publike, transparente dhe në një institucion të pavarur, do ta nxjerrin atë jo përdorues lëndësh narkotike, unë atë ditë do të jap dorëheqjen dhe do të dorëzoj mandatin tim të deputetit”, - tha më tej Prifti.Pas debateve në dy seancat e fundit në Parlament, selia rozë ka publikuar dy fotografi, që sipas saj janë një kat pallati në Tiranë dhe një vilë në Lundër, që kushton mbi 1 milion euro. Nga ana e tij, Prifti ka hedhur poshtë në një konferencë për shtyp deklaratat e deputetëve të PS-së, duke akuzuar Edi Ramën se ka konsumuar substanca narkotike, madje, i ka kërkuar atij t‘i bëjë publikisht analizat, për të provuar nëse janë të rreme akuzat që i bëhen.
Akuzat e PS
Deputetët e PS-së, Besnik Bare dhe Ermonela Felaj, si dhe anëtarja e kryesisë, Lindita Nikolla, akuzuan dje ministrin e Ekonomisë, Dritan Prifti, se nuk ka deklaruar pranë Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, një apartament banimi rreth 400 m2 Tiranë si dhe në vilë në Lundër, e cila sipas PS kushton mbi 1 milion euro. “Sot është publikuar një tjetër skandal për Dritan Priftin. Përveç 1.8 milion eurove të fituara si me “magji” në 3 muaj të vetëm si ministër i Sali Berishës, Dritan Prifti nuk ka deklaruar në deklaratën e pasurisë së tij, një kat të tërë pallati, me sipërfaqe 400 metra katrorë në një nga zonat më luksoze në Tiranë, si dhe një vilë që po ndërton në Lundër, vlera e së cilës llogaritet në mbi 1 milion euro. Këto janë përmasat skandaloze të korrupsionit të ministrit Prifti dhe qeverisë Berisha-Meta”, - tha deputeti, Besnik Bare. Ndërsa deputetja Ermonela Felaj, i ka bërë thirrje Prokurorisë të mos heshtë, por të hetojë për këtë rast korruptim. “Prokuroria dhe Inspektorati i Lartë i Deklarimit të Pasurisë duhet të nisin menjëherë hetimet për aferën që e ka bërë milioner brenda natës ministrin e Ekonomisë. Këtu, nuk kemi të bëjmë me një fitim llotarie, por me një rast të qartë korrupsioni. Pretendimi, se “pa investuar asgjë”, Prifti jo vetëm që ka fituar miliona euro, por edhe nuk i detyrohet asgjë shtetit shqiptar, është pretendim skandaloz. Dhe sikur të mos mjaftonte kjo, tani na del që ministri na zotëruaka edhe qindra metra katrorë në mes të Tiranës, e një vilë luksoze në Lundër, të cilat as që ka marrë mundimin t’i deklarojë”.
Reagimi i Priftit
Duke folur në një konferencë për shtyp, 60 minuta më vonë, ministri i Ekonomisë, Dritan Prifti, hodhi poshtë akuzat e PS-së, për këtë sipërfaqe banimi, duke bërë të ditur se do të përgatisë padi penale ndaj selisë rozë. “E them me përgjegjësi të plotë, morale, ligjore e politike, as kam, as kam pasur dhe as kam në plan të kem ndonjë vilë ku thonë këta, e aq më shumë të padeklaruar në deklaratën time të pasurisë. Pra, është thjesht shpifja e radhës, shpifje për të cilën unë sot kam autorizuar avokatin tim, që të mbledhë dhe të gjitha shpifjet e ditëve të fundit të “Zërit të Popullit” dhe të përfaqësuesve të PS, të bëjë kallëzim penal për shpifje në institucionet e shtetit ligjor”, - u shpreh Prifti. Ministri i Ekonomisë, akuzoi sërish kreun e Partisë Socialiste, Edi Rama, se ka përdorur substanca narkotike disa vjet më parë. Për këtë, ai i kërkoi kreut të opozitës t`i bëjë publikisht analizat dhe nëse vërtetohet e kundërta, Prifti tha se do të lërë mandatin e deputetit. “Unë i bëj dhe një sfidë tjetër Edi Ramës. Le të dalë dhe të bëjë publikisht analizat e gjakut dhe analizat e flokut, të cilat tregojnë nëse ai ka qenë përdorues lëndësh narkotike dhe nëse ai vazhdon të jetë përdorues lëndësh narkotike. Le të zgjedhë ai një klinikë, shqiptare apo të huaj, të pavarur, që t`i bëjë atij publikisht analizat dhe të ketë detyrimin moral përpara shqiptarëve të thotë të vërtetën, në është Edi Rama i droguar, apo jo. Në qoftë se analizat publike, transparente dhe në një institucion të pavarur, do ta nxjerrin atë jo përdorues lëndësh narkotike, unë atë ditë do të jap dorëheqjen dhe do të dorëzoj mandatin tim të deputetit”, - tha më tej Prifti.

Deklarata e pasurisë së priftit
- Bank Of America Cambridge, MA, USA pakësim 3.452 USD
- Raiffeisen Bank, llogaria në lekë, pakësim 383 lekë
- Banka Credins, llogaria e pagës në lekë 6700 lekë
- Banka Intesa San Paolo, llogaria në euro dhe USD mbyllet
- Paga si deputet e Dritan Priftit, 1.307.143 lekë
- Paga si ministër e Dritan Priftit, 562.573 lekë
- Paga e bashkëshortes Meri Prifti pranë “kapital DM” neto, 460.800 lekë
Meri Prifti
- Bank Of America Cambridge, MA, USA pakësim 3.452 USD
- Raiffeisen Bank, llogaria e “Kapital DM” në shumën 1.620.863 lekë mbyllet
- Banka Credins, llogaria në euro (shuma e përfituar nga shitja e aksioneve të ‘Fortis 2’) 299.122 euro
- Blerje apartamenti sip. 57.9 m2 rr. “D. Hima” 8.829.750 lekë
- Kredi pranë bankës Credins për blerjen e apartamenteve në shumën 200.000 euro, shlyer nga shitja e aksioneve të ‘Fortis 2’
- Pakësim aksionesh të ‘Fortis 2’ nga 45% në 39%
- Pakësim aksionesh të ‘Fortis 2’ nga 39% në 30.5%
- Shitje të të gjitha aksioneve 30.5% të ‘Fortis 2’, në vlerën 1.500.000 euro (paguar 500.000 euro deri në 31.12.2009
- Mbyllje e aktivitetit të “Kapital DM” SHPK dhjetor, 2009
- Xhiro vjetore e “Kapital DM” 451.000 lekë

Deklarata e pasurisë së Ramës

- Llogari në Bankën Credins, 30 900 lekë
- Llogari në Bankën Credins, 1859 euro
- Të ardhura nga paga, 1 678 364 lekë
- Pagesë për leje të papaguar, 90 409 lekë
- Kontribut nga mbledhjet e KRRT-së, 9 mijë lekë
- Detyrim për shlyerje kredie, 1 milionë lekë

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›