Prifti: Situata hidrike është drejt përmirësimit

KESH njofton për ulje të shkarkimeve në Kaskadën e DrinitMinistri i Energjetikës Dritan Prifti raporton për një përmirësim të ndjeshëm të situatës hidrike në kaskadën e Drinit, ku vetëm gjatë 24 orëve të fundit, kanë rënë ndjeshëm prurjet, ndërsa vazhdojnë me të njëjtin intensitet shkarkimet në të gjithë HEC-et. Këtë deklaratë, ministri Prifti e bëri pas një takimi të zhvilluar me Presidentin e Republikës, në kuadër të një serie konsultash me ekspertë të fushës, për kapërcimin e shpejtë ët situatës emergjente në veri-perëndim. Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Dritan Prifti informoi në mënyrë të detajuar Presidentin për gjendjen e tri ujëmbledhësve të hidrocentraleve në kaskadën e lumit Drin si dhe me monitorimin e vazhdueshëm të nivelit të ujit, prurjeve dhe shkarkimeve e kontrolluara nga specialistët dhe ekspertët hidrikë duke e siguruar Kreun e shtetit se situata është drejt përmirësimit.Nga ana e tij, Kreu i shtetit, pasi u njoh me hollësi rreth situatës më të fundit, theksoi rëndësinë e rritjes së bashkëpunimit ndër-institucional dhe frymës së solidaritetit nëpërmjet një organizimi më kompleks, në mënyrë që të dilet sa më shpejt nga kjo situatë e vështirë dhe të minimizohen dëmet në maksimum duke iu rikthyer normalitetit.KESH njofton për ulje të shkarkimeve në Kaskadën e DrinitKoorporata Elektro-energjetike Shqiptare (KESH) ka njoftuar sot paradite se ka ulur shkarkimet e ujërave në kaskadën e Drinit me 200 metër kub ujë në sekondë. Sipas të dhënave zyrtare nga KESH, sot prurjet në Fierzë me kapacitet 296 metër janë në nivelin 550 metër kub ujë në sekondë. Aktualisht niveli i ujit në liqenin e Fierzës është 291.09 metër. Në Fierzë derdhjet e ujit janë 900 metër kub ujë në sekondë.Në liqenin e Komanit me kapacitet 175 metër, niveli i ujit është 170.38 metër dhe prurjet këtu llogariten në 250 metër kub ujë në sekondë. Derdhjet në Koman llogariten në 1350 metër kub ujë në sekondë.Në Vaun e Dejës me kapacitet 76 metër, niveli i ujit llogaritet në 74.48 metër dhe prurjet 250 metër kub ujë në sekondë. Derdhjet në Vaun e Dejës kanë arritur mbi 1 550 metër kub në sekondë. Ndërkohë lidhur me dëmet e shkaktuara të paktën deri mbrëmjen e djeshme e përmbytur është një sipërfaqe prej 10 mijë e 400 ha, ndërkohë që nën ujë gjenden 2499 banesa. Numri i personave të evakuuar ka arritur gjithsej në 4780 vetë. Komiteti i emergjencës civile ka vazhduar edhe dje shpërndarjen e ndihmave ku për popullatën janë shpërndarë 12 ton ushqime....