E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prifti: Situata në kontroll, opozita të na mbështesë

Ministri i Ekonomisë, Dritan Prifti në një konferencë për shtyp për situatën në kaskadën e Drinit tha se gjatë 24 orëve të fundit është
prodhuar 28.8 milionë kilovat orë energji, nga e cila është
konsumuar 23. 2 milionë kilovat, ndërsa pjesa tjetër
është eksportuar. Sipas ministrit, në Fierzë niveli i ujit ka rënë 75 cm për shkak të shkarkimeve, ndërsa në Koman ka pasur një rritje të nivelit me 90 cm. Prifti pohoi se në Vaun e Dejës niveli i ujit është
74,46, dhe ka rënë 12 cm në 24 orët e fundit. Prifti i ka bërë apel opozitës të jetë në mbështjetje të situatës që është krijuar.
Ministri i Ekonomisë ka deklaruar se situata është nën kontroll, por gjithçka varet nga moti i ditëve në vijim. Ai theksoi se KESH nuk ka importuar energji. "OSSH, e cila ëstë një kompani private ka importuar energji", shtoi ai.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›