Civici: Paratë në ar edhe në Shqipëri

Bizneset dhe bankat në Shqipëri do të krijonin një portofol më të sigurtë nëse do ti kthenin një pjesë të aksioneve në ar u shpreh rektori i UET-së Ardian Civici. Pas shkrimit të prestigjozes "Forbes" Civici komenton se kjo do ndikonte në qendrueshmërinë dhe stabilitetin e kompanive.
Ari kohët e fundit ka arritur një vlerë mjaft të madhe vazhdoi më tej Civici dhe është më i qëndrueshëm në krahasim me kursin e këmbimit.
Kriza ekonomike botërore ka bërë që të gjenden mënyra të reja për shpëtimin prej saj. Specialistët e ekonomisë e shohin metalin e çmuar si një varkë shpëtimi në një moment të tillë krize duke qenë se ka një vlerë të pavdekshme.