6327 police ne sherbim diten e zgjedhjeve
TIRAN - ICITAP-i do te monitoroje veprimet e Policise perpara gjate dhe pas
procesit zgjedhor te 8 majit. Ky fakt u be i ditur dje nga Drejtori i Pergjithshem i Policise
se Shtetit Hysni Burgaj gjate nje takimi qe ai kishte me ambasadorin e Shteteve te
Bashkuara ndersa njoftoi se Policia e Shtetit kishte ndermarre nje plan te detajuar masash me qellim qe procesi zgjedhor te kaloje ne nje situate sa me te qete.
Mesohet se vezhgimi i punes se Policise nga ana e perfaqesuesve te programit te ICITAP-it ka qene nje nga kerkesat e Policise se Shtetit me qellim qe raporti per punen e policise te ishte sa me i sakte dhe me i drejte.
Sipas Drejtorit te Pergjithshem te Policise plani i masave eshte ndare ne 4 faza qe ka te beje me periudhen perpara zgjedhjeve pergatitjen e punonjesve te policise dhe trajnimi i tyre. Ky proces tashme ka perfunduar ndersa faza e dyte e cila ende po vazhdon ka te beje me garantimin mbarevajtjes se procesit te fushates se subjekteve politike dhe aktiviteteve te tyre.
Faza e trete eshte ajo e dites se zgjedhjeve dhe ne fund ajo e periudhes pas zgjedhore. Sipas Drejtorit te Pergjithshem te Policise gjate kesaj periudhe jane pergatitur aktet administrative qe lidhen me detyrat e punonjesve te Policise gjate procesit zgjedhor jane trajnuar 6327 efektive policie qe jane planifikuar per te kryer sherbime te ndryshme
gjate procesit.
Sipas Burgajt ne bashkepunim me OSBEne jane pergatitur afersisht 7 mije kopje librash xhepi te cilet do tiu shperndahen punonjesve te Policise. Ne zbatim te tyre Drejtorite e Policise se Qarqeve Komisariatet e Policise Njesite Rajonale te Policise Rrugore kane hartuar plane masash me detyra konkrete per te gjithe sherbimet e policise per garantimin e rendit publik ruajtjen e sigurimin e qendrave te votimit dhe te Vendit te Numerimit te Votave deri ne perfundim te procesit zgjedhor - tha kreu i Policise se Shtetit.
Burgaj kerkoi dhe bashkepunimin e Programit ICITAP per monitorimin dhe me pas vleresimin e veprimeve te sherbimeve te policise qe do te angazhohen ne procesin zgjedhor si dhe sjelljet qe ato do te demonstrojne para gjate dhe pas zgjedhjeve. Plani i
masave i detajuar i hartuar nga Policia si dhe aktet nenligjore urdhrat dhe dokumente te tjera iu jane shperndare drejtorive te Policise ne Qarqe.
Prej ditesh ka nisur edhe komunikimi i ketyre urdhrave ndaj efektiveve qe jane trajnuar dhe jane planifikuar per te marre pjese ne ruajtjen e rendit ne afersi te qendrave te votimit ne transportimin e materialeve zgjedhore apo materialeve te tjera diten e zgjedhjeve.