E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prifti: Çelik të fortë kundër tërmeteve

Në Kombinatin Metalurgjik të Elbasanit do të prodhohet një lloj i ri çeliku, i cili quhet çelik sizmik dhe është i rezistueshëm ndaj tërmeteve. Kjo gjë u bë e njohur në vizitën e djeshme që ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Dritan Prifti, zhvilloi në Kombinatin Metalurgjik në Elbasan. “Do të prodhohet një çelik, i cili do të jetë çelik sizmik, çka do të thotë se është shumë i rezistueshëm ndaj tërmeteve. është një produkt i ri që po futet në tregun shqiptar”, tha Prifti. Duke përfituar nga vizita në Kombinatin Metalurgjik në Elbasan, ministri u shpreh mbi rëndësinë e investimeve të huaja në Shqipëri. “Investimet e huaja në Shqipëri janë shumë të rëndësishme. Qeveria po punon për një mbrojtje të posaçme për investitorët e huaj”, u shpreh ministri i Ekonomisë.

#

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›