Dalin nga shtepia, mbyten ne Lure dhe Bistrice
Dy te moshuar kane vdekur te mbytur, ne ujerat e liqenit te Lures dhe ne Borsh te Sarandes. Trupat e tyre jane gjetur dje nga te aferm dhe kalimtare, ndersa policia i cilesoi te dyja ngjarjet si aksidentale, pasi nuk u zbuluan shenja te dhunes ne trup, gjate keqyrjes mjeko-ligjore. Nje prej viktimave ka vdekur si pasoje e te ftohtit dhe debores se rene javen e kaluar, ndersa ishte shpallur i humbur nga familja. Behet fjale per Xhelil Bucin, 65 vjec, trupi i te cilit eshte gjetur i pa jete pasi ka shkrire debora e rene ne zonen e Lures, ne Diber. Familjaret kishin denoncuar se Xhelil Buci, dhjete dite me pare kishte qene duke per ne fshatin Vlashaj, por qe prej dates 24 mars nuk kishte mberritur ne shtepi. Pas kerkimeve disa ditore, trupi i tij eshte gjetur mes akullit te liqenit i mbytur dhe ekspertet thane se nuk ka pasur shenja dhune, ndersa viktima vuante edhe nga semundja e epilepsise. Po diten e djeshme, trupi i 84-vjecares, Neko Xhuvani, banore e fshatit Vrion, u gjet 24 ore pas humbjes, ne ujerat e lumit te Bistrices. E moshuara ka dale nga shtepia oret e mbremjes se diel dhe mendohet se ka rene ne lume. Gjate kerkimeve trupi u gjet ne zonen e Borshit.
A.N/B.B.
A.N/B.B.