Depresioni dhe grindja, flijohen dy te persona
Flijohen ne kushtet e depresionit nje grua dhe nje burre i moshuar ne Elbasan dhe Fier. Policia nisi hetimet dhe deklaroi se 56-vjecarja Nadire Molla, vuante prej 8 vitesh nga depresioni, kurse 73-vjecari Qemal Fetahu ndermori aktin fatal pas sherrit ne familje dhe vdiq pese ore pas vetehelmimit, ne spitalin e Fierit. Ngjarja e pare ka ndodhur diten e djeshme ne lagjen "5 Maji" te Elbasanit. Nadire Molla u gjet nga te afermit e vetevarur me litar, pas deres kryesore te baneses se saj. Edhe pse jane munduar t'i japin ndihmen e pare, te afermit nuk kane mundur te rikthejne ne jete 56-vjecaren e deshperuar. Ne vendngjarje shkoi grupi hetimor, i cili gjeti ne cilesine e proves materiale nje litar me lak, i varur pas deres kryesore te shtepise se te ndjeres. Te njejtat burime konfirmuan qe, nga pyetja e te afermve dhe familjareve, rezulton se kjo shtetase kishte 8 vjet qe vuante nga depresioni. Ngjarja e dyte ka ndodhur ne lagje "1 Maji" ne Fier, kur te afermit derguan ne gjendje koma ne spital 73-vjecarin Qemal Fetahu. Te afermit deshmuan se ne mesdite kishin debatuar me te moshuarin, qe duket se eshte merzitur. Ne gjendje depresioni, ai ka pire 4 kokrra fostoksine dhe rreth ores 19:00 ka nderruar jete.
F.S./Xh.B.
F.S./Xh.B.