E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prifti, premtim mediave: Takohemi cdo jave

Ministri i Ekonomise, Tregtise dhe Energjitikes, Z. Dritan Prifti, deklaroi dje se ka vendosur qe per hir te transparences me votuesit, per t'ju pergjigjur interesit te mediave per informacion, te kete nje komunikim mediatik javor ne formen e nje konference shtypi, te hapur per cdo pyetje nga cdo media vizive apo e shkruar. Konferenca e shtypit do te jete cdo dite te shtune paradite, cdo jave te vitit, per te gjithe mandatin 4-vjecar te qeverisjes. Ne rastet e mosprezences fizike te Ministrit, per arsye pune, do te jete para mediave zedhenesi i METE ose ndonje Zv. Minister sipas rastit.

Ministrit Prifti tha se ky vendim i tij, vjen per te respektuar votuesin shqiptar, per t'ju pergjigjur interesimit te publikut per informacion te detajuar mbi qeverisjen, por dhe per t'iu pergjigjur porosise se Kryeministrit Berisha per te qene te hapur dhe transparent perpara opinionit publik. "Ky komunikim i programuar javor, nuk do te zevendesoje hapesirat e perditshme qe ka publiku dhe media per te marre informacion ne METE", - sqaroi ministri Prifti. Ai siguroi se do te jete cdo dite i gatshem per t'ju pergjigjur interesimit publik per informacion dhe transparence.

Ne deklaraten e djeshme pwr media, Prifti ka komentuar dhe pwrfiljet nw mediat se minatoret e Bulqizes kerkuan takim, por nuk u priten nga Ministri Dritan Prifti njw ditw mw parw: "E verteta eshte se Ministri ka pritur dje minatoret ne zyren e tij, menjehere pas mbarimit te takimeve te nivelit te larte me Zv. Kryeministrin kinez Zhang, dhe ka sqaruar ata ne detaje ne lidhje me procesin e kontrollit dhe heqjes se licences per koncesionet minerare qe nuk zbatojne kontratat dhe detyrimet ndaj shtetit", - reagoi zyra e shtypit tw Priftit. Ajo citoi se ministri ra dakord me minatoret se cdo gje do te behet me transparence, me keshillim dhe ne favor te tyre. "Zbatimi i ligjit per koncesionaret qe nuk zbatojne detyrimet nuk do te sjelle asnje largim nga puna te minatoreve, por perkundrazi synon te rrise punesimin, kushtet e sigurise dhe te ardhurat e minatoreve, te ciles per hir te se vertetes shfrytezohen barbarisht nga disa subjekte", - wshtw qendrimi i ministrit. Ai po ashtu, bwn tw ditur se minatoret e informuan se vetem ne pak vite te fundit kane vdekur mbi 18 minatore, vetem ne minieren e Bulqizes.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›