E Shtunë, 31 Tetor 2026

Patriarku ortodoks, vizite historike ne Shqiperi

Me mberritjen ne aeroportin "Nene Tereza", nisi edhe realizimi i vizites historike te Papes dhe Patriarkut te Aleksandrise dhe gjithe Afrikes, Theodhorit II. Per ta pritur ne aeroport kishin dale te gjithe Mitropolitet dhe episkopet, anetare te Sinodit te Shenjte te Kishes Orthodhokse Autoqefale te Shqiperise, te kryesuar nga Kryepiskopi i Tiranes, Durresit dhe i gjithe Shqiperise, Anastasi. I pari qe uroi mireseardhjen ishte Kryepiskopi Anastas, i cili ne fjalen e tij shprehu gezimin dhe ngazellimin shpirteror qe mbushte zemrat e Sinodhit dhe popullit besimtar te Shqiperise. Kryepiskopi shprehu edhe mallengjimin qe ndiente kur kujtonte takimin e pare me Patriarkun Theodhor, kur ai ishte student i vitit te pare te Fakultetit Teologjik te Universitetit te Athines, por edhe vitet e sherbimit te tij hierapostullor ne Afrike dhe Liturgjine e pare ne Kampala, ne maj te vitit 1964. Kujtimet e Kryepiskopit permbanin edhe historite e jeteve te anetareve te delegacionit, kur ata ishin akoma femije e me pas studente te Kryepiskopit ne Athine.

Me pas, Kryepiskopi Anastas shpjegoi edhe lidhjen shpirterore qe ka Afrika me Shqiperine, si dy stacione te rendesishme te veprimtarise se tij kishtare. Patriarku i Aleksandrise ne vijim mori pjese ne nje dreke te perbashket me stafin pedagogjik dhe studentet e Akademise Teologjike "Ngjallja e Krishtit", si dhe mesuesit dhe nxenesit e Liceut Kishtar "Kryqi i Nderuar". Gjate takimit me studentet dhe nxenesit e rinj, Patriarku zhvilloi nje bisede te ngrohte me ta. Ai u tregoi atyre jeten e tij dhe hapat qe ndoqi qe kur ishte ne bankat e shkolles dhe deri ne zgjedhjen e tij ne Fronin e Patriarkut te Aleksandrise. Kryepiskopi Anastas deklaroi se kishte nje enderr, qe shprehej ne urimin qe te vinte nje dite, kur edhe Kisha e Shqiperise te mund te dergonte bijte e saj misionare ne Afrike. "Keni degjuar shpesh here",- vijoi Kryepiskopi,- "se Hierarket e Kishes flasin per nevojat e medha qe kane Kishat lokale. Kjo eshte e vertete, por cdo Kishe, sado e vogel dhe nevojtare te jete, duhet te mendoje per misionarizmin si nje perparesi absolute e jetes se saj, sepse keshtu bekohet edhe Kisha ku shkojne misionaret, por bekohet edhe fuqizohet me shume edhe Kisha qe i dergon ata. Nuk do te jete e larget dita,- perfundoi Kryepiskopi,- qe edhe misionare shqiptare do te shkojne ne Afrike per te perhapur Fjalen e Perendise".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›