E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prifti pret Urslo: Marëdhënie më të forta dypalëshe

Ministri i Ekonomisë Dritan Prifti priti sot në takim Z.Adolf Urslo Zv. Ministrin e Zhvillimit Ekonomik të Republikës së Italisë. Urslo gjatë takimit shprehu besimin e plotë të qeverisë italiane për forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve. 

TIRANE-Ministri i Ekonomisë Dritan Prifti priti sot në takim Z.Adolf Urslo Zv. Ministrin e Zhvillimit Ekonomik të Republikës së Italisë. Dy zyrtaret i kanë cilësuar lidhjet mes dy vendeve të konsoliduara. Italia zë vendin e parë si donator në projektet e kooperimit duke bërë të mundur ndërhyrje direkte në sektorë si infrastruktura, transportet, energjia, shëndetsi etj. Italia vazhdon të jetë gjithashtu partneri kryesor tregtar i Shqipërisë: ku volumi i shkëmbimeve tregetare arrin në rreth 34%. Ministri shqiptar i Ekonomisë, zoti Prifti vuri në dukje interesin e madh të treguar mbi sektorët e energjisë, në industrinë e cimentos nga bizneset italiane në Shqipëri, duke përmendur edhe projektet e medha të licencuara nga Enti Rregullator i Energjisë për prodhimin e energjisë nga era. Z. Urslo shprehu besimin e plotë të qeverisë italiane për forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.
(m.a/News24/BalkanWeb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›