Xhacka: MPJ të bëjë publike hartat e marrëveshjes detare
TIRANË -Partia Socialistë ka kërkuar që Ministria e Jashtme të bëjë tashmë publike hartat e marrëveshjes detare me Greqinë. Këtë deklaratë e ka bërë deputetja e PS-së, Olta Xhaçka. Në një prononcim për mediat pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme, deputetja e PS-së, tha se "i kërkojmë Ministrisë së Punëve të Jashtme të publikojë hartat e marrëveshjes shumë shqetësuese për kufijtë detarë me Greqinë".
Po sot ka reaguar edhe zv/Kryeministri dhe ministër i Punëve të Jashtme, Ilir Meta, duke thënë se, "opozita i ka të gjitha mundësitë institucionale për të ngritur shqetësimet e saj dhe për të kontribuar për transparencën e kësaj çështjeje, por jo të frymëzojë dhe të nxisë spekullime dhe falsifikime, të cilat nuk ndihmojnë politikën e vendit që të vazhdojë të afirmohet si politikë konstruktive dhe europiane".
(m.a/BalkanWeb)