E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barroso-Topallit: Shqipëria në BE, mundësi të mëdha

Presidenti i KE-së Jose Manuel Barroso i ka dërguar një letër kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli. Në letrën inkurajuese të Barrosos theksohet se tashmë për Shqipërinë ka mundësi të mëdha edhe në BE. 

TIRANE-Presidenti i KE-së Jose Manuel Barroso i ka dërguar një letër kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli, ku theksohet se është koha e mundësive të mëdha për Shqipërinë dhe BE. Ndërsa thekson se pret zhvillimin e marrëdhënieve më të ngushta me Shqipërinë, Barroso shkruan se është koha kur të gjithë duhet të përpiqen për një ta ardhme më të mirë për qytetarët. “qytetarët tanë presin nga ne, që të ndërtojmë për ta një të ardhme te begatë, të qëndrueshme dhe të sigurtë për të gjithë. Por, gjithashtu, sfidatë reja na presin duke filluar me daljen nga kriza globale dhe përballimin e ndryshimit të klimës”shkruan në letren e tij mes të tjerash presidenti i KE Manuel Barroso. (m.a/News24/BalkanWeb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›