Miratohet pr/ligji për faljen e kamatvonesave
Komisioni parlamentar i Ekonomisë miraton projektligjin për faljen e kamatvonesave të sigurimeve shoqërore në sektorin e bujqësisë. Përfitues të këtij drafti janë rreth 75 mijë fermerë. Efekti financiar në buxhet,rreth 250 mln lekë.
TIRANE- Komisioni parlamentar i Ekonomisë ka miratuar projektligjin e qeverisë për faljen e kamatvonesave të sigurimeve shoqërore në bujqësi. Specialistët e Institutit të Sigurimeve kanë shpjeguar se nga ky draft përfitojnë rreth 75 mijë fermerë, ndërkohë që efekti financiar në buxhet llogaritet në rreth 250 milion lekë. Falja e kamatëvonesave të sigurimeve shoqërore synon që fermerët të përfshihen në skemën e sigurimeve.
Falja e kamatëvonesave të sigurimeve shoqërore ka qenë një masë që qeveria ka zbatuar vazhdimisht gjatë viteve të fundit me qëllim nxitjen e pagesës së këtyre detyrimeve të përcaktuara nga ligji.
(e.n/BalkanWeb)