Unaza e Tiranës, Rama: Berisha nuk kupton detyrën e tij
Kreu i Bashkisë së Tiranës reagon pas deklaratës së kryeministrit për hapjen e një tenderi për Unazën e madhe të kryeqytetit, duke thënë se Berisha nuk kupton detyrën e tij, duke e akuzuar për cenim të autonomisë së pushtetit vendor.
TIRANE- Kërkesa e kryeministrit për hapjen e një tenderi ndërkombëtar për Unazën e madhe të Tiranës ka sjellë dhe reagimin e kryebashkiakut Edi Rama. Ai deklaroi se Berisha nuk kupton detyrën e tij, duke e akuzuar sërish atë për cenimin e autonomisë së pushtetit vendor.
“Përdit e më shumë po bëhet e qartë për të gjithë shqiptarët që kanë një kryeministër halldup që nuk kupton detyrën e tij dhe që në shkelje të plotë të së drejtës dhe detyrës së tij , grabit votat e shqiptarëve, grabit pasuritë e tyre, grabit gjithçka gjen rrugës vetëm në funksion të pushtetit të familjes së tij. Përfytyroni për një moment kryeministrin e Italisë që merret me unazën e Romës apo atë të greqisë duke u marrë me unazën e Athinës” u shpreh Rama.
Kreu i Bashkisë së Tiranës e bëri këtë deklaratë ndërsa inspektonte punimet për rikonstruksionin e infrastrukturës në bllokun numër 45, zona mes Kamzës dhe Ish kombinatit Josif Pashko.
Projekti për rikonstruksionin e kësaj zone përfshin ndërhyrje në rrugët e amortizuara me trotuare, në rrjetin e kanalizimit dhe atë të ndriçimit, ndërsa janë hapur dhe rrugë të reja që shërbëjnë për lidhjen e gjithë sistemit rrugor të zonës. (e.n/News24/BalkanWeb)