Autobusi përplaset me një furgon, pasagjerët në panik
Një autobuz me targa të Kosovës është përplasur me një automjet tip furgon në afërsi të Ujit të Ftohtë në segmentin e Qafës së Malit. Përplasja e mjeteve ka shkaktuar panik tek pasagjerët, për shkak të terrenit të thepisur.
KUKËS- Transferimi i lëvizjeve pas mbylljes së tunelit të Kalimashit në drejtim të segmentit të vjetër Kukës-Qafë-Mali-Fushë-Arrëz ka shënuar dhe aksidentin e parë pas kaq kohësh. Një autobuz me targa të Kosovës është përplasur me një automjet tip furgon të transportit të mallrave në afërsi të Ujit të Ftohtë në segmentin e Qafës së Malit. Përplasja e mjeteve ka shkaktuar panik tek pasagjerët e autobuzit edhe për shkak të terrenit të thepisur ku ka ndodhur përplasja e mjeteve. Fatmiresisht nuk ka patur të plagosur, ndërsa policia thotë se shkak i përplasjes ka qenë ngushtësia me të cilën është futur në kthesë autobusi i Kosovës.
(e.n/News24/BalkanWeb)