E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prifti prezanton projektin për lumin Devoll

Ministri i Ekonomisë Dritan Prifti ka preferuar të qëndrojë në qytetin e Gramshit për të mbrojtur dhe prezantuar projektin për zhvillimin energjitik në lumin Devoll.
Gjatë dëgjesës publike për vlerësimin strategjik mjedisor përgjatë kaskadës së Devollit, ministri mbrojti projektin përgjatë kaskadës së Drinit, ndërsa theksoi se më këtë investim prodhimi aktual i energjisë në Shqipëri do të rritet me 20 për qind.
Prifti siguroi se ky projekt jo vetëm nuk do të ndotë ambientin, por theksoi se do të konfirmojnë pozicioninn e Shqipërisë si kampione për prodhimin e energjisë së pastër
Por për ministrin Prifti, projekti për ndërtimin e veprave energjitike në kaskadën e Devollit, nuk do të ndikojë vetëm në një aspekt. Sipas ministrit ky projekt do të ketë efekte positive edhe në hapjen e vendeve të reja të punës në rrethin e Gramshit.
Dëgjesa Publike vijoi me shpjegimet e ekspertëve lidhur me projektin energjetik të kaskadës së Devollit. Ajo u shoqërua me mjaft pyetje dhe sugjerime lidhur mbi zbatimin e projektit dhe ndikimet në mjedis. Ministri, z. Dritan Prifti dëgjoi me tepër interes të gjitha pyetjet dhe sugjerimet e bëra, duke dhënë shembullin e një ministri ndryshe, të një ministri më pranë publikut dhe interesave të tij, e që konsultohet drejtpërdrejt me publikun.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›