S’shtrenjtohet rryma

Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë ka refuzuar kërkesën e Korporatës Energjetike të Kosovës për ngritje të çmimit të rrymës për 14 për qind.
Kërkesa e KEK-ut për ngritje të tarifave nuk është aprovuar dhe nuk do të ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike nga muaji i ardhshëm.
Ata nuk kanë marrë parasysh propozimin e korporatës se kostoja e prodhimit të energjisë elektrike nuk po mbulohet me tarifat aktuale të energjisë që paguajnë konsumatorët.
“Tarifat e rregulluara me pakicë ekzistuese të mbesin në fuqi edhe për këtë periudhë tarifore”, ka thënë zëdhënësja e ZRrE-së, Adelina Murtezaj.
Gjithashtu ZRrE-ja ka vendosur që niveli i të hyrave të lejuara të KEK-ut për vitin 2010 të jetë 156.4 milionë euro. Ndërkaq, për KOSTT-in janë paraparë që të hyrat e lejuara të jenë 18.1 milionë euro. Në vendimin e Bordit të ZRrE-së thuhet se ky nivel i të hyrave të lejuara për të dy ndërmarrjet e licencuara mund të mblidhet me nivelin e tanishëm të tarifave. Zyrtarë të KEK-ut nuk e kanë komentuar ende këtë vendim.
Para disa javësh, drejtuesit e Korporatës Energjetike të Kosovës patën kërkuar me plot insistim nga ZRrE-ja që të rrisin tarifat e energjisë elektrike 14 për qind. Kjo ngjalli reagime te qytetarët dhe të gjitha organizatat e shoqërisë civile. KEK-u në një mënyrë nuk pati mbështetjen as të vetë Qeverisë së Kosovës për këtë rritje të lartë të çmimit të energjisë. KEK-u, çdo vit me radhë kërkon nga ZRrE-ja që të shtrenjtojë rrymën.