E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protesta e opozitës, jehonë në mediat e huaja

Autori i Lajmit: Redaksia
Protesta e opozitës që nisi një ditë më parë përpara kryeministrisë ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare. Agjencia britanike e lajmeve Reuters, shkruante se opozita Shqiptare del në protestë duke kërkuar rinumërimin e votave të zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit. Reuters i vuri theksin vendosjes së tendave në qendër të Tiranës përpara ndertesës së ekzekutivit si dhe numrit të madh të protestuesve në shesh. Lajmi për protestën u pasqyrua gjerësisht edhe në agjencinë Franceze të lajmeve AFP. Në këtë artikull citohet lideri i opozitës, Edi Rama, i cili deklaron se kjo protestë që do të zgjasë tre ditë, është vetëm fillimi i një zinxhiri protestash për të detyruar autoritetet të hapin kutitë e votimit, brenda të cilave ndodhet e vërteta e zgjedhjeve te 28 qershorit. Protesta përpara kryeministrisë u publikua edhe në prestigjiozen amerikane The Neë York Times, në mediat Italiane si agjencia e lajmeve, Ansa, TGcom dhe në ato ballkanase si South East European Times.

Ky lajm është publikuar: 22/11/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›