E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Freedom House": Kosova, pjesërisht e lirë

Statusi i shtetit të ri të pavarur të Kosovës ka avancuar nga "jo i lirë" në "pjesërisht i lirë". Kështu ka deklaruar Drejtori i Studimeve në "Freedom House" Kristofer Uoker për raportin vjetor të lirisë në botë. Sipas tij Kosova ka bërë përmirësime në sajë të forcimit të mbrojtjes së të drejtave të pakicave dhe organizimit të zgjedhjeve të nëntorit, që ishin të parat prej shpalljes së pavarësisë në vitin 2008, që në përgjithësi janë konsideruar se janë në harmoni me standardet ndërkombëtare.
Raporti, gjithashtu vlerëson se Ballkani Perëndimor ka shënuar përparime në liri gjatë vitit, ndërsa përmirësimet në Kosovë ishin më të dukshmet. Vendet e tjera në Ballkan, ku janë shënuar përmirësime, janë: Kroacia, Serbia, Maqedonia dhe Mali i Zi, që lëvizi nga kategoria "pjesërisht i lirë" në atë i "lirë".
Në raportin e fundit të Organizatës "Freedom House", me seli në Shtetet e Bashkuara, theksohet se të drejtat politike dhe liritë civile, gjatë vitit 2009, kanë shënuar më tepër pengesa, sesa përmirësime.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›