Inzaghi do të refuzojë ofertën e re të Milanit

Sulmuesi veteran i Milanit, Filippo Inzaghi, ka vendosur ta refuzojë vazhdimin e kontratës dhe t'i bashkëngjitet Parmës në fund të sezonit.
Qsvs.it njofton se Kuqezinjtë tashmë kanë përgatitur një kontratë të re për 36-vjeçarin, kontrata aktuale e të cilin përfundon verën që vjen.
Megjithatë, Pippo dëshiron një skuadër ku do të luajë më shumë, pasi tek Milani nuk po gjen hapësira në formacionin e Leonardos.
Inzaghi ka raporte të mira me presidentin e Parmës, Tommaso Ghirardi, dhe do të ishte zgjidhja e parë te klubi i tij.