E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prifti:Jo dënime kolektive për energjinë

Ndërprerja e energjisë elektrike në disa zona të ka qenë dhe shkaku për mosmarrëveshjen e parë midis OSSH dhe ministrisë së ekonomisë vetëm pak kohë pas privatizimit. Ministri Prifti deklaroi se OSSH nuk mund të bëj dënime kolektive dhe nëse është e pakënaqur për rritjen e cmimit atëhe të ankohet në ERE apo në gjykatë. Nuk do të lejojmë të ketë kufizime të pajustifikueshme të energjisë deklaroi Prifti.
Ndërsa përsa i përket kompesimit për rritjen e energjisë ministri u shpreh se është dorëzuar kërkesa në qeveri për një fond prej 1.7 miliard lekësh me të cilin do të kompesohen pensionistët,familjet me ndihmë ekonomike,invalidët dhe jetimët.
Ndërprerja e energjisë është kthyer në një problem ditët e fundit pasi ka pasur ndërprerje në shumë zona të cilat nuk kanë probleme teknike. Ndërkohë që vetëm para pak kohësh OSSH është shprehur se ndërprerjet e realizuara kanë ardhur si shkak e punimeve që realizoheshin në rrjet.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›