Primera Divizion java e 37-të
Kampionati Spanjoll luan nesër aktin e parafundit të kampionatit, ku të gjitha takimet janë parashikuar të luhen në të njëjtin orar, në orën 20:00.
Kjo pasi akoma nuk janë përcaktuar skuadrat që do të marrin zyrtarisht pjesë në Kupat e Europës dhe ato që në sezonin e ardhshëm do të luajnë një kategori më poshtë. Për sa i përket pjesmarrjes në Chempions Ligë, tre skuadrat e para kanë konfirmuar tashmë automatikisht kalimin direkt në fazën e grupeve. Barcelona e cila vitin e ardhshëm do të shkojë me petkun e Kampionit në La Liga. Bashkë me Katalanasit, në Chempions sezonin e ardhshëm kanë siguruar një vend edhe dy skadrat madrilene, Real dhe Atletiko Madrid, por mbetet për tu përcaktuar akoma skuadra e katërt e cila do të dikutohet mes Valencias dhe Real Sociedad, që të dyja me pikë të barabarta në renditje.
Përveç pjesmarrjes në zonën Chempions, një interes të veçantë paraqet edhe dueli për një vend në Europa Ligë. Për këtë kompeticion, skuadrat që do të rivalizojnë deri në fund janë Malaga, Real Betis dhe Rajo Valekano.
Po ashtu në dy javët e fundit të Primera Divizion, pritet të vendosen përfundimisht edhe ekipet që do të zbresin një kategori më poshtë. Në luftë për mbijetesë janë plot 5 skuadra që do të konkurojnë deri në sekondën e fundit. Në javën e parafundit të kampionatit spanjoll, do të kemi këto takime:
Athletic Bilbao – Levante
Atletico Madrid – Mallorca
Espanyol – Barcelona
Getafe – Rayo Vallecano
Malaga – Deportivo
Ossasuna – Sevilla
Real Betis – Zaragoza
Real Sociedad – Real Madrid
Valencia – Granada
Valladolid – Celta Vigo