Liga 1 Franceze, java e 38-të
Kampionati francez luan nesër aktin e fundit të tij, ku pasi është përcaktuar ekipi kampion francez, tashmë kanë mbetur për tu përcaktuar edhe skuadrat që do të shkojnë në Kupat e Europës dhe ato që vitin e ardhshëm nuk do të jenë më pjesë e elitës së futbollit transalpin.
Kampionët e Francës do të luajnë ndeshjen e fundit të sezonit në transfertë ndaj Lorien, ndërsa pritet ta mbyllin me një fitore për të kënaqur më shumë mbështetësit e skuadrës. Kampionet francez janë edhe skuadra e parë që kanë siguruar pjesmarrjen në Chempions së bashku me Marsejën, ndërsa presin të njohin edhe skuadrën e tretë që do të udhëtojë së bashku me to në kompeticionin më të rëndësishëm për klube. Për të siguruar këtë vend janë 4 skuadra në garë, por më e favorizuara është ekipi i Lionit. Këtyre të fundit u mjafton fitorja në shtëpi kundër Rene, për të vendosur fatet e tyre rreth sigurimit të vendit të dytë. Përveç pjesmarrjes në Chempions, ku Liga e parë franceze dërgon vetëm tre ekipe, një luftë e fortë pritet të jetë në javën e fundit ajo për pjesmarrjen në Europa Ligë. Skuadrat që matematikisht janë në lojë për zonën Chempions, janë ata që kanë të sigurt pjesmarrjen në Europa Ligë.
Ndër skuadrat pretendente janë: Sent Etien, Lile dhe Nicë, por në rast humbje të Lion mund të jenë edhe ata pjesë e këtij kompeticioni. Java e fundit e cila luhet neser mbrëma, pritet të vendos përfundimisht gjithça për Europën dhe jo vetëm, pasi të shumta janë edhe skuadra që luftojnë për mbijetesë. Evian, Sosho dhe Troua janë akoma në garë për të siguruar qëndrimin në elitën e futbollit transalpine.
Në javën e fundit të kampionatit francez do të kemi këto përballje:
Ajaccio – Nice
Bastia – Sochaux
Bordeaux – Evian TG
Brest – Nancy
Lille – Saint Etienne
Lorient – PSG
Lion – Rennes
Marseille – Reims
Toulouse – Montpellier
Valenciennes – Troyes