Tevez mbetet gjatë në Man City

Sulmuesi Carlos Tevez ka siguruar tifozët e Manchester Cityt se do të qëndrojë në klub për një kohë të gjatë. Reprezentuesi argjentinas është bërë idhull i tifozëve në Eastlands, pas transferimit gjatë verës së shkuar nga rivali i qytetit Manchester United, duke nënshkruar kontratë pesëvjeçare me Cityn.
26 vjeçari ka shpërblyer klubin me 21 gola deri më tani këtë sezon, edhe pse mungoi në muajin e parë për shkak të lëndimit, ndërsa City lufton për të hyrë në katër pozitat e para në Premierligë. Tevez është anëtar kyç i Cityt për të ardhmen në paraqitjen e kandidaturës për titull në Premierligë dhe kualifikim në Ligën e Kampionëve.
Në fund të vitit të kaluarën ai ishte cituar duke thënë se do të konsiderojë mundësinë e pensionimit nëse arrin t’i ndihmojë Argjentinës të fitojë Kampionatin botëror këtë verë. Por, gjatë një forumi me tifozë në Eastlands, ai është shprehur i përkushtuar për planet ambicioze të klubit.
“Jam këtu për të qëndruar një kohë të gjatë. Sigurisht se nëse fitojmë Kampionatin botëror me Argjentinën do të jetë e shkëlqyeshme. Por, kur kam ardhur këtu verën e kaluar, më është ofruar një projekt i madh dhe planifikoj të qëndroj këtu për një kohë të gjatë”, tha Tevez.