Mercedes synon përmirësime

Shefi i Mercedesit, Ross Brawn, ka pranuar se ekipi i tij nuk është në ritmin e dëshiruar dhe se do t’i nevojitet kohë për të luftuar për fitore. Nico Rosberg dhe Michael Schumacher përfunduan në pozitat pesë dhe gjashtë në garën e parë në Bahrejn, 40 sekonda prapa fituesit Fernando Alonso në Ferrari.
“E pranojmë se nuk jemi aty ku dëshirojmë dhe duhet të punojmë më tepër për të ngushtuar dallimin me liderët. Kemi një plan të zhvillimit që do të na mundësojë të bëjmë përmirësime”, tha Brawn i cili shtoi se bolidi i Mercedesit është “i fuqishëm” dhe se ishte i “kënaqur” me paraqitjen e dy pilotëve në garën e parë.
Rosberg ishte ngasësi më i shpejtë i Mercedesit në Bahrejn, duke u kualifikuar në pozitën e pestë 1.140 sekonda prapa Sebastian Vettelit në Red Bull, i cili startoi i pari. Schumacher, në garën e tij të parë pas rikthimit nga pensionimi trevjeçar, ishte 1.423 sekonda prapa Vettelit, në pozitën e shtatë startuese, por ishte më sfidues në garë duke ndjekur ritmin e Rosbergut.