E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Princesha dhe Dragoi" në Teatrin e Kukullave

Një përvojë krejt e re vjen këtë të shtunë në Teatrin e Kukullave në kryeqytet. Në një konferencë të dhënë për mediat vetë drejtoresha e këtij teatri, Klaudia Hitaj ka prezantuar shfaqjen më të fundit për fëmijët."Princesha dhe Dragoi" shfaqja e cila do të vihet në skenë nga regjizori i Teatrit të Kukullave të Sofjes, Kyriakos Argiropulos në bashkëpunim me të Teatrit Kombëtar të Kukullave. Hitaj gjithashtu ka vlerësuar këtë bashkëpunim i cili do të sjelli për shkollën shqiptare të kukullave një traditë krejtësisht të veçantë,atë që quhet teknika e kukullave.Vetë regjizori Bullgar u shpreh i kënaqur nga bashkëpunimi me trupën profesioniste të aktorëve shqiptar duke ia lënë në dorë publikut ta vlerësojë atë.Pjesa flet për 4 princesha krejt të ndryshme për nga paraqitja dhe karakteri i tyre. Ai që nuk ndryshon në përrallën që përmban kjo shfaqje është personazhi i dragoit, i cili shfaqet që nga fillimi e deri në fund të shfaqjes me dëshirën për t'u martuar me një princeshë . Shfaqja nxjerr në pah një moral, të cilin vetë fëmijët e nxjerrin nëpërmjet karaktereve të ndryshme të katër princeshave- si duhet dhe si nuk duhet të sillen.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›