E Shtunë, 31 Tetor 2026

Studimi, një në 20 nxënës britanikë : Hitleri trajner

Një në 20 nxënës shkolle në Britaninë e Madhe, mendon se Adolf Hitleri ishte një trajner gjerman i skuadrave të futbollit. Një lajm i tillë është bërë i ditur pas një studim i cili ka rezultuar të jetë jo pak shokues. E njëjta shifër apo i njëjti numër nxënësish mendon ndërkaq se Holokausti ishte një festë e zhvillluar në përfundim të luftës. Po sipas studimit, një në 6 të rinj beson se kampi famëkeq i përqëndrimit, Auschëitz, ishte një park argëtimi dhe një në 12 të tjerë, mendon se "Blitz" ishte një operacion europian spastrimi që u ndërmor pas Luftës së Dytë Botërore. Sipas tabloidit britanik "The Sun", këto rezultate janë konkluduar nga një sondazh, ku u anketuan 2000 fëmijë të moshës nga 9 deri në 11 vjeç, lidhur me dy luftërat botërore. Anketimi është zhvilluar nga një Erskine, një mision bamirësie për veteranët. 25 % e të anketuarve thanë se nuk mendojnë për ushtarët që vdiqën gjatë asaj kohe dhe 40 % nuk e kanë as idenë se kur është Dita e Pekujtimit. Shefi ekzekutiv i "Erskine" tha se disa nga përgjigjet e anketimit kanë qenë tronditëse dhe se ata tashmë kanë punë për të bërë, jo vetëm në përkujdesjen për veteranët, por edhe për edukimin e shoqërisë. Ai shtoi se fëmijët janë e ardhmja e vendit dhe është e rëndësishme që ata të ndihmohen të mësojnë për historinë e Gjermanisë. Erskine, një organizëm që siguron përkujdesje shendetësore dhe asistencë për veteranët, tani do të marrë pjesë në një projekt kombëtar për të edukuar fëmijët për luftërat botërore.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›