E Shtunë, 31 Tetor 2026

Princesha e Monakos, njeri publik, gjykata mbron mediat

Procesi i gjatë gjyqësor mes Carolinës dhe shtypit gjerman, që publikoi foto nga jeta private

Rasti i Princeshës Carolinë (vajza e Princit Rainier III i Monakos), ishte një nga rastet më të përfolur të ndërhyrjes së mediave në jetën private të një personi publik. Ky rast merret si model i peshimit të fakteve në lidhje me atë se deri ku shkonte e drejta e informimit pa cenuar privatësinë. Megjithatë ka argumente që gjykata gjermane nuk është dakord me vendimin në favor të privatësisë në raport me të drejtën e informimit publik dhe investigimin e personave zyrtarë.

Princesha Carolinë paraqiti ankesën e saj në lidhje me disa fotografi të botuara në shtypin gjerman. Ajo u ankua në lidhje me botimin e fotografive të saj dhe të bashkëshortit gjatë pushimeve familjare. Princesha kërkoi mospublikimin e mëtejshëm të fotografive nëpërmjet një padie në gjykatën gjermane, por kjo e fundit hodhi poshtë pretendimet e Princeshës Carolinë, duke i hapur kështu rrugën së drejtës për informim.

Vendimi i gjykatës gjermane

Në vendimin e Gjykatës Federale Kushtetuese më 26 shkurt 2008 thuhej se, “në bazë të ligjit për lirinë e shtypit, media përcakton mënyrën, fokusin, përmbajtjen, si dhe formën e organit të botimit. Kjo përfshin vendimin nëse një produkt i medias ilustrohet me figura dhe gëzojnë për këtë mbrojtjen kushtetuese-ligjore, që rrjedh nga mbrojtja e lirisë së shtypit... Shtypi ka të drejtë të vendosë në bazë të kritereve të veta gazetareske, çfarë konsideron ose jo të denjë për interesin publik... Pavarësisht se çfarë standarde janë aplikuar, mbrojtja e lirisë së shtypit nuk mund të varet nga një vlerësimin i produktit të shtypur... Edhe paraqitja e veprimtarisë argëtuese e personave të shquar mbrohet nga ligji për lirinë e shtypit...”.

Sipas gjykatës, në përgjithësi personat e shquar mund të ofrojnë orientim në formësimin e jetesës personale, si dhe përmbushjen e funksionit të rolit model. Këta persona e kanë të kufizuar sjelljen jo të mirë, ose moralisht dhe ligjërisht të diskutueshme. Paraqitja në media e jetës së përditshme, si dhe sjellja e personave publikë nuk është e dënueshme, pasi ai mund të sjellë në vëmendjen e njerëzve të dhëna me interes të përgjithshëm.

Në prill 2010, Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut bëri të ditur se rasti i Carolinas, Princeshës së Monakos, kundër Gjermanisë (nr. 40660/08) do të shqyrtohet në Dhomën e Madhe të Gjykatës, nga një panel prej 17 gjyqtarësh. është duke u diskutuar në lidhje me një vendim të dhënë nga Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut më 24 qershor 2004. Në të u vlerësua se ligji gjerman nuk arriti të sigurojë fshehtësinë e duhur
në mbrojtjen e Princeshës Carolinë në lidhje me një sërë fotosh të saj, botuar në shtypin gjerman për vite me radhë.

Argumenti në mbrojtje të gazetarëve

Në argumentimin e gjykatave shkruhej se aftësia për të publikuar investigime në shtyp është i pashmangshëm kur lidhet me çështje me interes publik. Nëse do të ndodhte ndryshe, individë të pasur dhe tejet të fuqishëm, në mënyrë të pashmangshme do të përdorin çdo mënyrë për të mos lejuar publikimin. Shpesh, organizatat e medias mund të dorëzohen ndaj kërcënimeve nga një individ i tillë dhe nuk publikojnë në mënyrë që të parandalojnë veprimet e gjyqësore, të cilat ata (ndryshe nga personi), nuk mund t’i përballojnë nëse humbasin. Një shtet demokratik i jep përparësi lirisë së shprehjes në raport me jetën private kur çështjet e publikimit janë me të vërtetë në interes të publikut.

Në një shtet demokratik shtypi publik vepron si mbikëqyrës dhe detektiv për shoqërinë në përgjithësi dhe kjo është në interes të publikut.
Shtetet europiane mund të zgjerojnë mbrojtjen e jetës private, por do të krijojnë në këtë mënyrë një precedent, duke lejuar njerëz të famshëm që të krijojnë një klasë të privilegjuar.
Jeta private dhe ndonjë e drejtë e tillë nuk duhet të jenë mbizotëruese me të drejtën e lirisë së shprehjes.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›