Berisha: Jemi mes 10 vendeve më të mira në Europë
Ndryshe nga sa thonë statistikat, Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, gjykon se ekonomia po ecën me ritme të mëdha, duke e renditur vendin mes dhjetëshes më të mirë të Europës. Këto deklarata, kreu i qeverisë i tha duke marrë shkas nga raporti i Drejtorisë së Përgjithshme të çështjeve për Ekonominë dhe Financave në Bashkimin Europian. “Në këtë raport, ajo që merr vlerësimet më maksimale është ekonomia shqiptare. Raporti që në fillim thekson se në Shqipëri, në bazë të rritjes ekonomike, kanë qëndruar investimet e mëdha. Në Shqipëri, thotë raporti, kontributi i industrisë dhe ndërtimit ishte 40%, kundrejt vetëm 20% në vendin tjetër të dytë. Vetëm në vitin 2009, Shqipëria ia doli së bashku me Serbinë në këtë rast, të tërheqë investime 10% të Prodhimit të Brendshëm, madje në Shqipëri, thotë raporti, llogaritë financiare u dyfishuan, krahasuar me një vit më parë”, u shpreh Berisha javën e kaluar.
#