Si do të shprehej Kalamandrei?
Pas nje vendimi te Shkalles se Pare ne Tirane, qe e detyron nje televizion kombetar, per te demshperblyer ish - ministrin e Kulturës, Ylli Pango, ende nuk kanë shterrur diskutimet masive, gjatë të cilave u vihen pikpyetje të mëdha këtij vendimi. A mund të cilësohet e paligjshme mënyra për të realizuar pamjet e përftuara nga stafi i një emisioni të kësaj medie? A duhej mëshiruar Ylli Pango, duke mos i transmetuar sekuencat filmike të asaj që ndodhi brenda banesës së tij? A mos vallë vajza që kërkonte punë në dikasterin shtetëror që drejtohej prej Pangos e dhunoi këtë banesë, në të cilën vet ministri i kishte lënë takim në një orë, kur adrenalina e njeriut në moshë aktive ngrihet maksimalisht për t’u përballur me ‘beteja’ seksuale?...
Për t’u qetësuar disi prej zhurmës që shkaktojnë ca e ca, të cilët s’rrinë dot pa vijuar pyetjet e tyre, fillisht nisa të rishfletoj një libër, që para disa muajve ma kishte dhënë për ta lexuar një miku im i nderuar në institucionet e Drejtësisë së vendit tonë. E kam fjalën për librin: “Elogio dei giudice, scritto da un avvoccato” (“Lëvdata për gjyqtarët, të shkruara nga një avokat”). Për autorin e tij, do të shpresoja që lexuesi të mos mërzitej sa të bëja sqarimet e nevojshme.
Ai është Piero Kalamandrei, me origjinë arbëreshe, i cili nuk ishte vetëm një jurist i jashtëzakonshëm dhe profesor i shquar, por edhe politikan i njohur dhe publicist i përpunuar. Brenda Italisë dhe përtej saj. Ai kishte studiuar për Drejtësi në Piza dhe më 1915 nisi të ligjërojë të drejtën kushtetuese dhe atë civile në disa prej universiteteve më zë të vendit të vet. Gjatë gjithë veprimtarisë nuk u pajtua me diktaturën e Musolinit, duke aderuar në “Manifestin e intelektualëve antifashistë”, si edhe duke mbetur ndër të paktët profesorë dhe avokatë, që asnjëherë nuk kërkuan dhe nuk pranuan të merrnin teserën e Partisë Fashiste.
Kalamandrei (Calamandrei), pasi u aktivizua mjaft për hartimin dhe miratimin, pas Luftës II Botërore, të Kushtetutës së Republikës italiane, si anëtar i Këshillit Kushtetues dhe, më pas, si deputet i vendit, përgjithmonë i mbylli sytë më 1956. Por, një nga librat e tij, ai që përmenda pak më lart, i botuar fillimisht në vitin 1935, nuk rreshti së ribotuari dhe së lexuari, derisa ra tani edhe në duart e mia. Një libër, në të cilin Kalamandrei skicon me realizëm të rrallë dhe me ndjenjë të spikatur humori e ironie copëza nga përjetimet vetjake, si edhe nga jeta e institucioneve gjyqësore italiane në periudha diktature apo demokracie. Mirëpo, përfundimin e nxjerrë prej tyre duket sikur ta ketë artikuluar enkas edhe për Shqipërinë e viteve të Tranzicionit: “Për një magjistrat është më e vështirë ta ruajë të pacenuar pavarësinë e tij në liri, sesa në kohë tiranie”.
***
Tani le të shqiptojmë disa shpjegime të çështjes gjyqësore konkrete, që thirret me emrin ‘Pango’. Të kuptohemi, jo duke përsëritur preokupimin e drejtë të disa gazetarëve se, vendimi rreth saj synon të krijojë një precedent të rrezikshëm dhe përbën një kërcënim të hapur për të ulur tonet e mediave në publikimin e së vërtetës për krimin e organizuar dhe korrupsionin kompleks galopant. As edhe duke u ndalur te pretendimi i të paditurve për konfliktin e interesave që kishte kryesuesi i trupit gjykues, i cili për këtë arësye duhej të mos pranonte pjesëmarrjen në këtë trupë, ose të kishte dhënë dorëheqjen prej saj. Sikurse, as duke u përqëndruar hollësisht te probleme të tjera proceduriale dhe anësore që s’i ndahen kësaj dosjeje gjyqësore. Le më pastaj të kërkoj që të zgjeroj masën e formatit të një artikulli gazete, duke përmendur plot raste të përgjimeve që bëhen nëpër botë ndaj personave të njohur, të cilët nuk kanë dashur apo nuk kanë arritur t’i shpien keqardhjet, inatet e tyre, deri në përmasat e konflikteve gjyqësore.
Për lexuesin, ndoshta është më mirë të futemi në këto rradhë te thelbi i çështjes. Në arësyetimet e veta, Gjykata iu referua pretendimeve të paditësit, Ylli Pango, sipas të cilit, nga transmetimi i videos i ishte shkaktuar një tronditje e madhe, ankth, trishtim dhe cenim i figurës morale të ministrit, i nderit, dinjitetit, reputacionit, karrierës akademike e politike, sepse stafi i një televizioni paskej pasur si synim që të denigronte figurën e Pangos etj, etj. Por, këto pretendime nuk mund t’i detyrojnë gjykatësit që të nxjerrin nga xhepat shamitë dhe t’i bëjnë ato qull e llosmë me lotët e derdhura çurk. Nuk mund t’i detyrojnë pra, për të pranuar domosdoshmërisht padinë e ish - ministrit dhe ta detyrojnë një stacion televiziv që ta dëmshpërblejë të prekurin e gjorë me plot 400 mijë euro. Atëhere?
Një verdikt i tillë u dha, me sa kuptohet nga teksti i vendimit, nën arësyetimin që filmimi brenda shtëpisë së tij, ku ministri e kishte thirrur vet dhe kur ai e priste me pizhama atë vajzë të re që kërkonte të aplikonte për t’u punësuar në Ministrinë e Kulturës, shkelte një nga të drejtat e njeriut për jetë private, përkufizimet e së cilës janë të gjera. Pa u zgjatur pafundësisht këtu me sqarimin e këtyre nocioneve, nuk mund të lemë pa theksuar që tashmë është e pranuar nga të gjithë, se pretendimi i lejuar i individit për jetë private nënkupton të drejtën për ta ndjerë atë në mënyrë të arësyeshme për një shoqëri demokratike.
Pikërisht këtë ka marrë parasysh edhe ligjvënësi apo sovrani popull, kur e ka miratuar përfundimisht Kushtetutën në fuqi. Vërtet që risia për ne e këtij dokumenti madhor, këtij Ligji Themelor të shtetit tonë qëndron veçanërisht në garantimin e të drejtave dhe lirive të njeriut, të cilave u rezervohet vendi që në Pjesën e Dytë të Kushtetutës. Megjithatë, nuk mund të injorohet aspak përmbajtja e nenit 17, që rradhitet po në këtë Pjesë dhe që synon të mos mbeten abstrakte kufizimet e të drejtave dhe lirive të parashikuara. Përkundrazi, paragrafi i parë i këtij neni urdhëron që kufizimet në këtë fushë të vendosen me ligj për një interes publik, ose për mbrojtjen e të drejtave të të tjerëve. Ashtu sikurse edhe nocioni fillestar që është dhënë për konceptin e lirisë në një akt juridik, si element thelbësor ka përcaktuar administrimin dhe kufizimin e saj, domethënë “mundësinë për të bërë gjithçka që nuk i sjell dëm tjetrit” (Deklarata franceze e të Drejtave të Njeriut dhe të Qytetarit, 1789). Prandaj, edhe në ditët tona njohja juridike e të drejtave kurrësesi nuk mund të ishte e mjaftueshme pa u shoqëruar edhe me garancitë e drejtpërdrejta që vendosin kufijtë e aktivitetit shtetëror dhe shoqëror.
Në çështjen konkrete, siç tregojnë sekuencat e transmetuara, ministri i atëkohëshëm i kërkonte insistueshëm vajzës së re, mu brenda katër mureve të banesës, që të zhvishej për t’ia parë imtësisht lëkurën dhe format e trupit, përkundër habisë dhe kundërshtimit të vazhdueshëm të së ftuarës së tij. Të së ftuarës aplikante për punë shtetërore dhe jo për argëtime trupore, për fitime të ndershme dhe jo zhvatje qejfleshme. Pra, për të kënaqur epshet apo instiktet e veta, ky njeri i përfolur dhe i dyshuar për ngjarje të ngjashme, së paku në këtë rast duhej të përballej me akuzën për kryerjen e dy veprave penale të dënueshme prej legjislacionit tonë: shpërdorim të detyrës shtetërore dhe, në mos tentativë për përdhunim, së paku për ngacmime seksuale.
Në këtë kuptim, vështirë të gjendet vjega për t’i cilësuar regjistrimin dhe transmetimin e asaj çka ndodhi atë mbrëmje të vonë brenda shtëpisë së ish - ministrit si veprime të kryera në rrugë të paligjshme dhe, për këtë arësye, të mos përbëjnë provë. Në ditët tona, legjislacioni dhe praktika hetimore e plot vendeve demokratike të përparuara njeh dhe u jep vlera atyre që quhen ‘prova atipike’ në kategorinë e të cilave kualifikohen pa dyshim edhe sekuencat e realizuara nga ajo media kombëtare, që Gjykata e Shkallës së Parë të Tiranës vendoskërka që të ndëshkohet me një gjobë të jashtëzakonshme; nga ajo media kombëtare që për dy vite rresht efektoi deri në një farë mase mospërsëritjen e skandaleve të kësaj natyre.
***
Në arësyetimet e vendimit të saj, treshja gjykuese iu referua edhe jurisprudencës së Gjykatës së Strasburgut, si organ i Konventës, dispozitat e së cilës për mbrojtjen e të drejtave të njeriut thirren në të njëjtin plan me ato të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë. Pra, kjo ‘taktikë’ e kësaj tresheje gjyqtarësh shqiptarë për shqyrtimin e çështjeve të tilla nuk mund të përbëjë ndonjë non sens, përderisa edhe paragrafi i dytë i nenit 17 të Ligjit tonë Themelor sanksionon që kufizimet e përmendura më lart “në asnjë rast nuk mund të tejkalojnë kufizimet e parashikuara në Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut”. Por, ndërkohë, nuk mund të thuhet këtu se, sa të sakta janë emërtimet e çështjeve të referuara dhe, aq më pak, se sa të plota në kontekstin e tyre tekstet e vendimeve të këtyre çështjeve të marra në shqyrtim prej Tribunalit të Strasburgut.
Megjithatë, mbase është me vend që të theksohet se, neni 8 i Konventës, që i jep të drejtë çdokujt për të kërkuar që t’i respektohet jeta private dhe familjare, vendbanimi dhe korrespondenca e tij, në paragrafin e dytë justifikon gjithashtu “ndërhyrjen në ushtrimin e kësaj të drejte, përveçse në shkallën e parashikuar nga ligji dhe kur, në një shoqëri demokratike, kjo masë është e domosdoshme për sigurimin kombëtar, për sigurinë publike, për mirëqenien ekonomike të vendit, për mbrojtjen e rendit ose për parandalimin e veprave penale, për mbrojtjen e shëndetit ose të moralit, ose për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të të tjerëve”.
Për shembull, në analizat që i bëhen nga Gjykata e Strasburgut zbatimeve të kësaj dispozite, jeta private përbën sferën, brenda së cilës individi krijon marrëdhënie të llojeve të ndryshme, duke përfshirë ato seksuale. Për rrjedhojë, edhe jeta seksuale bie brenda përcaktimeve të nenit 8 të Konventës. Por, jo çdo aktivitet seksual i kryer pa dëshirën e tjetrit, qoftë edhe pas dyersh të mbyllura, mund të gëzoje mbrojtjen e këtij neni (Shih: Laskey, Juggard & Brown v. Mbretërisë së Bashkuar – Alastair Mowbray, “Cases and Materials on ECHR, fq. 495 – 497). Sidoqoftë, megjithëse duket sikur përjashtimet kanë shtrirje të gjerë, asnjë kriter tjetër, përveç atyre të përcaktuara në dispozitën përkatëse, nuk mund të përbëjë bazë për kufizime. Sepse, tek e fundit, kufizimet kanë si qëllim në vetvete balancimin e të drejtave të individit me mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të të tjerëve. Dhe, doktrina e ‘hapësirës dhe vlerësimit’ që lidhet ngushtë me konceptin e mbikqyrjes Europiane është një teknikë e përdorur nga GJEDNJ.
Nëpërmjet përdorimit të kësaj teknike, Gjykata e Strasburgut ka afirmuar pozitën e saj edhe për rolin e të drejtës së lirisë së shprehjes dhe informimit në një shoqëri demokratike, së cilës i kushtohet neni 10 i Konventës. Në një çështje të shqyrtuar që më 1976 (Shih: Handyside v. Mbretërisë së Bashkuar) me objekt mbrojtjen e moralit, Gjykata e Strasburgut është shprehur qartë se: “Liria e shprehjes përbën një nga themelet më kryesore të një shoqërie demokratike, një nga kushtet bazë për progresin e saj dhe për zhvillimin e çdo njeriu...Ajo zbatohet jo vetëm për ‘informacionin’ ose ‘idetë’ që priten mirë, apo që konsiderohen si jo fyese ose me mospërfillje, por edhe për ato që fyejnë, trondisin, shqetësojnë Shtetin ose çdo pjesë të popullsisë”.
Dhjetë vite më vonë, në një vendim të vitit 1986 (Shih: Ligens v. Austrisë) është po ajo Gjykatë që ka rënë dakord se: “Liria e shtypit i jep publikut një nga mjetet më të mira për të zbuluar dhe krijuar një mendim përreth ideve ose qëndrimeve të udhëheqësve politikë... Në lidhje me këtë, një dënim kishte të ngjarë të pengonte gazetarët të kontribuojnë në diskutimin publik të problemeve që ndikojnë në jetën e komunitetit. Në të njëjtën mënyrë, një sanksion ka të ngjarë të pengojë shtypin në përmbushjen e detyrës së tij si dhënës informacioni dhe ruajtës publik”.
***
Atëhere, pas shqiptimit të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë rreth ‘çështjes Pango’ dhe pasi ky ish – ministër jo vetëm i pandëshkuar prej shtetit, por edhe i privilegjuar për t’u dëmshpëmshpblyer, deklaroi që drejtësia e dha fjalën e saj, si do të shprehej Kalamandrei? Si do të këshillonte Ai, që shpesh i kritikonte të metat e sistemit gjyqësor në vendin e vet, por që edhe në çaste të vështira për ‘të dhe për klientët e tij nuk e humbiste besimin te drejtësia? çfarë mesazhi të vyer do të na përçonte, si përgjithësim i një përvoje gjyqësore 40 vjeçare, të jetuar intensivisht prej tij? Ja çfarë shkruan i famshmi Piero Kalamandrei: “Për të marrë drejtësi duhet që asaj t’i qëndrojmë besnukë: e drejta, si të gjitha gjërat e shenjta, i shfaqet vetëm atij që beson në të”.