E Shtunë, 31 Tetor 2026

Princi Leka, lobing për Kosovën në Bruksel



Princi Leka, i cili prej kohësh ka mbajtur postin e këshilltarit të ministrit të Jashtëm, në një intervistë për një të përditshme europiane ka theksuar se prioriteti i qeverisë shqiptare në fushën e diplomacisë është lobimi për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga sa më shumë shtete. “Një ndër prioritetet më madhore është lobimi për njohjen e pavarësisë së Kosovës, sigurisht kjo krahas punës që po bëhet për marrjen e statusit të vendit kandidat në BE nga Shqipëria. Ne jemi një vend që i kemi të gjitha mundësitë për të marrë statusin e vendit kandidat. Sigurisht që kemi ende shumë punë për të bërë jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Kosovë, por mendoj se ëndrra që populli shqiptar do të bëhet pjesë e BE-së, do të bëhet realitet”, - është shprehur princi Leka.

30 Tetor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›