Rama: “Interesat e familjes të Berishës e kanë zhytur Shqipërinë në krizë të gjithanshme”
Kreu i PS-së: “Vendi po përjeton krizë ekonomike, sociale, institucionale dhe politike”. Rama: “Burimi i krizës është te qeveria, së cilës i mungon legjitimiteti”
Shaban Sulçe
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, akuzon kryeministrin Berisha se për shkak të interesave korruptive të familjes së tij e ka zhytur vendin në një krizë të gjithanshme, duke e shtyrë funksionimin e shtetit në një degradim të përditshëm. Rama përmendi krizën ekonomike dhe financiare, krizën sociale, krizën e pronësisë, krizën morale të qeverisjes dhe krizën institucionale. Sipas kryesocialistit Edi Rama, e gjithë kjo krizë e gjithanshme e ka burimin te qeveria, e cila, sipas tij, nuk është legjitime. “E gjithë kjo problematikë ka në fund të fundit vetëm një burim: faktin që kjo qeveri është zgjedhur nga një Parlament që nuk përfaqëson vullnetin e shumicës së shqiptarëve. Fakti që ky pushtet është një pushtet pa legjitimitetet. Një pushtetet që ka lindur i degraduar, sepse është ricikluar përmes vjedhjes së votës”, - deklaroi kryetari i PS-së, Edi Rama.
Kriza ekonomike
Rama bëri një pasqyrë të situatës aktuale ekonomike, e cila, sipas tij, është në gjendje krize. Kreu i PS-së përmendi falimentimin e bizneseve të vogla, zbrazjen e arkës së shtetit për shkak të korrupsionit, si dhe pamundësinë e shtetit për të shlyer borxhet ndaj kompanive private, të cilat janë angazhuar në punët publike. Më tej kryesocialisti u ndal në krizën sociale që po përjeton vendi. Rama tha se çdo ditë e më shumë familje shqiptare po zhyten në varfëri ekstreme. Ai përmendi gjithashtu edhe pamjet shokuese të Dibrës dhe të Fierit. “Pamjet shokuese të Dibrës e Fierit, ku të sëmurë mbaheshin lidhur me zinxhir, tregon jo vetëm shkallën e patolerueshme të rrënimit moral e social ku bien përditë shqiptarët, familje e komunitete të pafajshme e të pambrojtura, por në radhë të parë dështimin e plotë të strukturave të një shteti, që në fakt, i shërben vetëm pushtetit dhe që ekziston përditë e më shuam vetëm për pushtetin, pushtetin e një familjeje”, - tha Rama. Kryesocialisti përmendi edhe konfliktin e tri ditëve më parë në Orikum midis policisë dhe pronarëve. Sipas Ramës, “ky konflikt tregon se problemet e pronësisë jo vetëm nuk kanë gjasë të zgjidhen, por, në fakt, janë kthyer në pengje të një politike qeveritare që synon kthimin e Sali Berishës e të fëmijëve të tij në pronarë të mëdhenj dhe rindarjen e pronave me forcën abuzive të shtetit në favor të familjes në pushtet, të klientëve dhe të shërbëtorëve të saj”.
Kriza qeverisëse
Shefi i opozitës theksoi gjithashtu se vendi po përballet me një krizë të thellë morale të qeverisjes. Ai përmendi përfshirjen në kabinet të dy ministrave, Mediu dhe Basha. “Rastet e Fatmir Mediut dhe Lulzim Bashës janë simbole të së keqes që ka mbërthyer qeverinë, shtetin ligjor, e kthyer në vegël të pushtetit të paligjshëm. Tragjedia e Gërdecit vazhdon të hapë plagë për viktima, ndërkohë që përgjegjësit për shpërthimin vrastar strehohen në qeveri dhe mbrohen nga qeveria përsëri që të mos preken interesat e pushtetit të familjes dhe vetë familjen. Tuneli i Kalimashit u mbyll për të ashtuquajtura riparime që kapërcejnë shumën 100 milionëve euro dhe në fakt i shtohen malit të abuzimit kriminal me Rrugën e Kombit, ndërkohë që përgjegjësit janë gjithashtu të strehuar në qeveri. Madje jo vetëm nuk dënohen, por vazhdojnë të grabisin në emër të kombit”, - tha Rama. Ai vijoi gjithashtu të japë alarmin edhe për krizën institucionale. “Shqipëria është e zhytur sot në një krizë institucionale. Policia e Shtetit mbron interesat e pushtetit të familjes dhe i kundërvihet Policisë Tatimore. Përplasja mes dy policive është një akt i pashembullt turpi për një vend dhe për një shtet, aq më tepër është edhe absurd për një vend si Shqipëria, që po troket për të marrë statusin e kandidatit për në BE. Ndërkohë që Policia e këtij shteti vihet në mbrojtje të një kompanie që është në borxh me shtetin, është në borxh me Shqipërinë dhe shqiptarët, qytetaret dhe qytetarët e këtij vendi, që thyen ligjin dhe nuk paguan taksa, duke mbajtur peng financat e shqiptarëve, dhe njëkohësisht duke mos paguar as rrogat e punëtorëve. Ky është treguesi më i qartë se kjo qeveri është jo vetëm e papërgjegjshme, po është e gatshme për të bërë çdo gjë t’i kundërvihet haptazi në dritën e diellit ligjit, institucioneve shtetërore, dhe vetëm e vetëm për të mbrojtur interesat korruptive, haptazi korruptive, dukshëm korruptive, që lidhen me familjen në pushtet”, - tha kryetari i PS-së, Edi Rama.
PS-ja, sot protestë në Lushnjë
Partia Socialiste, së bashku me partitë e majta dhe të djathta opozitare, do të organizojë sot një protestë në qytetin e Lushnjës, për të kërkuar transparencën e zgjedhjeve të 28 qershorit dhe hapjen e kutive të votimit. Opozitarët kanë zgjedhur jo pa qëllim që të protestojnë në qytetin e Lushnjës. Kjo pasi, një prej komisioneve zonale të administrimit të votave në këtë qytet ka qenë mjaft i kontestuar nga socialistët gjatë procesit të numërimit të votave në zgjedhjet e 28 qershorit. Socialistët deklaruan gjatë procesit zgjedhor se pretendonin për parregullsi në zgjedhje në këtë KZAZ. Madje ata lëshuan paralajmërime të forta në drejtim të ndërkombëtarëve dhe opinionit publik, sepse sipas të cilave, Berisha po u grabiste mandatin e 9-të në qarkun e Fierit. Kjo do të jetë protesta e katërt që socialistët dhe partitë opozitare do të organizojnë në kuadrin e aksionit të tyre politik, për të kërkuar hapjen e kutive të votimit. Deri tani Partia Socialiste ka protestuar në qytetin e Tiranës, në qytetin e Beratit dhe në qytetin e Shkodrës. Selia rozë ka pretenduar se në zgjedhjet e 28 qershorit i janë grabitur nga një mandat deputeti në secilin prej këtyre qarqeve.
30 Tetor 2009