Fatos Beja: “Të ndahen postet qeveritare nga ato partiaket në PD”
Anëtari i Kryesisë së PD-së rikthen debatin për ndarjen e posteve. Beja bën thirrje për shmangien e monopolizimit të selisë blu
Eljona Ballhysa
Në prag të mbajtjes së Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike rishfaqen debatet për ndryshimet në Statutin e kësaj partie. Një nga anëtarët e Kryesisë së Partisë Demokratike, Fatos Beja, ka rikthyer dhe njëherë në qendër të vëmendjes idenë e ndarjes së posteve partiake nga ato qeveritare. Në një prononcim për mediat, Beja është shprehur dje se është e nevojshme që të ndryshojë Statuti i PD-së, duke parashikuar ndarjen e posteve ministrore nga ato të sekretarëve të PD-së. Sipas Bejës, kjo dispozitë e Statutit të PD-së do të shmangë monopolizimin e partisë. Beja mendon se në rast se të njëjtët persona që kanë poste qeveritare do të zgjidhen në krye të sekretariatit të PD-së, atëherë kjo do të sjellë dobësimin e partisë. Pritet që kjo deklaratë e Bejës të rihapë debatet brenda PD-së, për shkak se një pjesë e mirë e anëtarëve të kësaj partie mendojnë se nuk mund të ketë ndarje postesh. Kjo për faktin se figurat kryesore të partisë kanë marrë poste ministrore dhe se nuk mund të vihen në krye të PD-së figura pa peshë.
Deklarata
“Mënyrat ekstreme nuk janë asnjëherë të mira, pasi nëse drejtuesit e partisë do të vendosen të gjithë në pushtet, atëherë në parti nuk do të mbetet askush dhe kjo do të sjellë humbjen e forcës së PD-së. Një parti në qeverisje ndien gjithmonë nevojën e mbështetjes nga strukturat për çdo ligj që bën qeveria”, - është shprehur Beja, duke shtuar se “vetëm në këtë mënyrë partia mund të konsultohet dhe të furnizohet gjithmonë me ide të reja”.
Gjithashtu, sipas tij, “mbajtja e dy posteve të rëndësishme, në qeveri dhe në parti, është e kufizuar edhe për shkak të mungesës së kohës fizike për të ushtruar me përgjegjësi të dyja funksionet”. “Këto janë terma që po diskutohen, por vërehet prirja që disa persona të jenë më të angazhuar te pushteti dhe disa të tjerë të marrin më shumë përgjegjësi te partia. Por, asnjë gjë nuk është e prerë, ose në qeverisje, ose në pushtet”, - tha Beja.
Kongresi i radhës i PD-së, që do të mblidhet në datën 12 dhjetor, do të ketë rreth 1 mijë delegatë, gjë që, sipas tij, përbën dhe numrin më të madh të delegatëve që ka pasur ndonjëherë një kongres partiak. “Gjysma e delegatëve do të vijnë si të përzgjedhur për shkak të numrit të anëtarësisë, d.m.th., një seksion, i cili ka më shumë anëtarë, ka të drejtë për më shumë delegatë sesa një seksion më i vogël. Ndërsa 500 delegatët e tjerë do të vijnë si rezultat i votave të marra. Aty ku partia ka marrë më tepër vota do të ketë më tepër delegatë”, - ka sqaruar Beja. Ai informoi se Partia Demokratike do të ndërmarrë ndryshimet e domosdoshme në Statut për t’u përshtatur me Kodin e ri Elektoral dhe me kalimin në sistemin proporcional-rajonal. “Baza e Kodit të ri Elektoral është ndarja administrative territoriale e Shqipërisë, ndaj dhe struktura e partisë duhet të përshtatet me këtë. Kjo është e domosdoshme të shprehet në Statutin e PD-së”, - është shprehur anëtari i Kryesisë së PD-së.
Ideja
Ideja e ndarjes së posteve ministrore nga ato partiake ka filluar të qarkullojë në Partinë Demokratike fill pas zgjedhjeve lokale të vitit 2007. Deputetë të ndryshëm të PD-së deklaruan se shkak për humbjen në zgjedhje ishte mungesa e një organizimi të mirë të partisë. Sipas tyre, shkak për këtë u bë fakti që sekretarët e partisë ishin angazhuar më shumë me postin ministror, sesa me funksionin partiak. Deputetë të ndryshëm hodhën idenë e ndarjes së posteve ministrore nga ato partiake me qëllimin e funksionimit të partisë edhe gjatë viteve kur partia është në maxhorancë dhe drejton vendin. Burimet nga PD-ja bëjnë të ditur se miratimi i ndarjes së posteve do t’i shërbente shumë partisë për shkak se do të kënaqeshin “orekset” e figurave të ndryshme të PD-së që kanë ambicie për pushtet. Kështu, kryeministri Berisha, përveç disa deputetëve kryesorë që u jep portofola ministrorë, kënaq edhe deputetë të tjerë, të cilët i angazhon me poste në parti.
Ndërsa disa anëtarë të tjerë të PD-së mendojnë të kundërtën e Bejës. Sipas tyre, është e rëndësishme që partinë ta drejtojnë figurat me peshë dhe që kanë eksperiencë pune. Por të tillë figura janë angazhuar në poste të rëndësishme qeveritare dhe në Kuvend, ndaj mbetet që kjo çështje të jetë objekt diskutimi në mbledhjen e strukturave të partisë.
30 Tetor 2009