PS: Mazhoranca po bllokon reformat e integrimit
17/02/2012 Kreu i grupit socialist, Gramoz Ruçi, akuzoi dje PD-në për mungesë vullneti për bashkëpunim
Konkretizimi i reformave të ndërmarra nga mazhoranca dhe opozita ishin pjesë e debatit të djeshëm të zhvilluar në seancën e djeshme plenare në Kuvendin e Shqipërisë. Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi, akuzoi mazhorancën për këto vonesa, të cilat sipas tij vijnë nga mungesa e vullnetit të përfaqësuesve të Partisë Demokratike për t’i realizuar ato. Sipas Ruçit, një vonesë e tillë në këto reforma, që janë thelbësore për integrimin e vendimit, është në dëm të Shqipërisë dhe jo të mazhorancës. “Duke qenë që proceduarat nuk janë zbatuar, nuk duhet ta kishit përfshirë në rendin e ditës. Ne kemi miratuar tri marrëveshje për ligjet me shumicë të cilësuar dhe opozita është treguar korrekte për reformën zgjedhore, që është pika e parë e rekomandimeve të KE-së, dhe reforma parlamentare, që nuk po ecet dhe nuk ka as merakun më të vogël nga shumica për të. Ne do ta japim prezencën tonë për ta kaluar sot në seancë për të dhënë mesazhin se nuk është opozita që po pengon, por është mazhoranca që po zvarrit reformën parlamentare dhe reformën zgjedhore”, - ka theksuar Ruçi. Ndërsa duke debatuar me kryeparlamentaren Topalli, e cila i kujtoi se ishte jashtë rendit të ditës, Ruçi i kujtoi asaj dhe mazhorancës se Partia Socialiste ka vullnetin për të dhënë kontributin e saj për ligjet që kërkojnë 3/5-at. “Është ky angazhim yni që e detyron PS-në të pranojë futjen në rendin e ditës të seancës votimin e Kodit Civil”, – tha kryetari i grupit të socialistëve. Sipas Ruçit, në rast se duhej respektuar rregullorja, atëherë opozita duhet të largohet nga salla. “Sipas Rregullores, Kodi Civil duhet të jetë në kalendarin e seancës së ardhshme, pasi nuk është plotësuar 48-orëshi nga miratimi i tij në komisionet parlamentare”, – nënvizoi Gramoz Ruçi. Sa i përket reformës zgjedhore, mazhoranca dhe opozita nuk po arrijnë dot të gjejnë konsensusin mes tyre për të zgjidhur problemin e regjistrimit të kandidatëve. Kjo ka sjellë bllokimin e punimeve të komisionit të posaçëm për realizimin e reformës zgjedhore, e cila ka ngecur pikërisht te ky akt.
Ruçi: Berisha duhej të raportonte në Kuvend
Kreu i kuvendorëve socialistë, Gramoz Ruçi, nga foltorja e Kuvendit, ndërsa kishte marrë fjalën për të folur për rendin e ditës, i bëri thirrje mazhorancës që të bashkojë forcat me opozitën në situatën në të cilën ndodhet vendi, ndërkohë që shprehu se shqetësimin për mungesën e Kryeministrit Berisha në Kuvend. “Vendi po kalon një situatë jonormale si rezultat i fatkeqësisë. Në një situatë të tillë kreu i ekzekutivit të vendit duhej të vinte në parlament dhe të informonte për situatën në të cilën ndodhemi dhe të kërkonte edhe mendimin e deputetëve majtas dhe djathtas. Fatkeqësia duhet të na bashkojë. Jemi gati të bashkëpunojnë”, - theksoi Ruçi.
Patozi: PS vepron kundër interesave të banorëve të izoluar
Plani që opozita propozon, sipas kreut të grupit parlamentar të Partisë Demokratike Astrit Patozi, ka për qëllim të vonojë misionin e ministrave në terren dhe se është kundër banorëve të izoluar, që nuk kanë nevojë për fjalë, por për ndihma konkrete. “Qëndrimi i sotëm i Partisë Socialiste në parlament është sa provokativ aq edhe hipokrit. Sepse opozita që po bën sikur është e shqetësuar për bllokimin e shumë zonave nga bora mund të kishte kërkuar interpelancë, senacë pyetjesh, mocion për debat, por ndoshta edhe seancë të posacme të Kuvendit, në rast se ajo do të ishte seriozisht e shqetësuar për vështirësitë e krijuara në mbarë vendin nga moti i keq. Por ajo nuk bëri asnjë nga këto. Ky plan vonon ministrat dhe deputetët që të kthehen pranë zonave të bllokuara, vonon misionin e ndihmës, opozita do të bllokojë Kuvendin. Plani është kundër banorëve, ata s’kanë nevojë për plan dhe fjalë boshe. Ne miratojmë ligje dhe vendime, nuk merremi me plane, ndërsa njerëzit nuk ndihmohen as në “Twitter” as në “Facebook”, - tha Patozi.
Replikat Topalli-Ruçi
Teksa po kërkonte llogari për mungesën e kryeministrit Berisha në sallë, kryeparlamentarja Topalli i ndërpreu fjalën Gramoz Ruçit, duke i thënë se ishte jashtë rendit të ditës dhe se për një çështje të tillë duhej të kishte bërë më parë kërkesë për interpelancë.
Topalli - Je jashtë rendit të ditës, zoti Ruçi.
Ruci – Zonjë, është fatkeqësi e madhe!
Topalli (një deputeti të PS-së)- Mos bëj ciu-ciu!
Topalli i thotë Ruçit - Je jashtë rendit të ditës.
Ruçi - Kjo fatkeqësi duhet të na bashkojë
Topalli - Po thyen rregulloren e parlamentit.
Ruci - Bora që ka rënë nuk pyet për procedurën.
Topalli - Je jashtë rendit. Ndërpritet seanca.