E Shtunë, 31 Tetor 2026

Princi shqiptar Leka në “BBC Reality Show”



Princi Leka, trashëgimtar i familjes mbretërore shqiptare, ka lënë për pak kohë punën e diplomatit në Ministrinë e Jashtme për të marrë pjesë në një “Reality Show” në BBC. Ky show do të quhet “Princat e panjohur” (Undercover Princes). Në këtë show televiziv janë përzgjedhur vetëm katër princa nga e gjithë bota, të cilët do të shkojnë në Britaninë e Madhe dhe sipas formatit të emisionit, do të jetojnë dhe punojnë si njerëzit e zakonshëm britanikë për një periudhë prej katër javësh. Princat që do të marrin pjesë janë ai afrikan Zulu, Onkweni i shtëpisë mbretërore, Princi Leka i Shqipërisë, Princi Filipos i Greqisë dhe i Danimarkës, Princi Peter i Jugosllavisë dhe Princi Manvendra i Indisë. Leka është djali i pretendentit për fronin mbretëror Mbreti Leka dhe i mbretëreshës Suzanë. Ai ka mbaruar studimet në Britani dhe tani punon si këshilltar i ministrit të Punëve të Jashtme Lulzim Basha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›