Arkëtimet përmirësim, humbjet drejt rënies
Niveli i arkëtimeve ka ardhur në rritje duke krahasuar vitin 2006 me vitin 2008. Sipas të dhënave zyrtare, arkëtimet në vitin 2006 kanë shkuar në nivelin 68.42 për qind, duke pasur një rritje prej 7 për qind në krahasim me vitin 2005. Në vitin 2007 arkëtimet kanë një nivel prej 75.52 për qind me një rritje vjetore 0.05 për qind. Ndërkaq në vitin 2008 arkëtimet rezultojnë në një nivel 75.67 për qind për 6-mujorin e parë. Ndërkaq humbjet kanë një rënie në nivelin e tyre nga viti 2006 në vitin 2008. Në vitin 2006 niveli i humbjeve është 39.1 për qind, në vitin 2007 humbjet janë në nivelin 35.4 për qind dhe në 6-mujorin e vitit 2008 humbjet janë në nivelin 34.6 për qind.