E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli: Hapja e dosjeve do të ndajë opozitën nga e kaluara



Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli, u ka bërë apel deputetëve të opozitës për t'u kthyer në Komisionin e Ligjeve, për të diskutuar mbi projektligjin e ish-bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit. Topalli e vlerësoi gatishmërinë dhe bashkëpunimin e opozitës në reformat e rëndësishme që ka marrë qeveria, duke u shprehur se “vlerësoj rolin e opozitës gjatë kësaj periudhe, duke filluar që nga reforma për Ligjin në Drejtësi, te reformat kushtetuese e për të vijuar edhe më gjerë”. Për sa i përket qëndrimit të opozitës, Topalli theksoi se “askujt më shumë se opozitës nuk i intereson ndarja nga e kaluara. Dënimi i komunizmit nuk është thjesht një deklaratë boshe, ai është një dënim që nuk ka të drejtë apelimi dhe duhet bërë në mënyrë shumë serioze, pasi ky ligj është një pjesë e rëndësishme e reformave tona, që kanë lidhje edhe me integrimin e vendit tonë në NATO e BE”. Kryeparlamentarja nënvizoi edhe një herë vlerësimin e saj, duke u shprehur se “ata që kanë qenë pjesë e gjyqeve politike, krimeve të komunizmit apo bashkëpunëtorë të Sigurimit, nuk mund të jenë në jetën parlamentare, nuk mund të jenë në politikë, nuk mund të jenë në majën e pushtetit”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›