BE: Plehrat i importuat vetë, nuk ua vumë ne kusht
Komisioni Europian ka hedhur poshtë pretendimet e qeverisë shqiptare se ligji i plehrave, e bashkë me të edhe importimi i mbetejeve për arsye riciklimi, ishte kusht nga Bashkimi Europian. Zëdhënësi i komisionerit për zgjerimin deklaroi se nuk detyrojmë asnjë vend e asnkënd të importojë mbeturina. Komisioni Europian argumenton se Shqiperisë i nevojitej nje ligj për menaxhimin e plehrave, por veçon nenin përkates për importin e mbeturinave nga jashtë, duke theksuar se BE nuk mund të detyrojë askënd që të importojë ndonjë gjë.
Peter Stano: Siç e dini, miratimi i ketij ligji ishte në kuadër të përshtatjes së legjislacionit shqiptar me atë europian. Ajo çfarë duhet të kemi parasysh është që BE-ja nuk inkurajon dhe as nuk detyron ndokënd që të importojë mbeturina. Ne nuk vendosim rregulla se çfarë ju duhet të importoni dhe në çfarë mënyre t’i importoni. Këto norma apo rregulla europiane kanë një procedure strikte mbi menaxhimin e mbeturinave në përgjithësi, por më pas, në këtë rast, i takon vetë vendit të percaktojnë se çfarë importon, si e importon, dhe ju vendosni për këtë sipas rastit. Pra, BE nuk nderhyn në këtë çeshtje, por ajo që ne themi është se është e rëndësishme që të jetë një ligj i tillë.
TCH: Një ligj mbi menaxhimin e mbeturinave?
Peter Stano: Po, ligj per menaxhimin e mbeturinave, dhe ka dispozita persa i takon importit, por sic e thashe, ne as inkurajojme dhe as detyrojme njeri qe te importoje ndonje gje, sepse kjo eshte dicka qe varet nga autoritetet shqipetare. U takon atyre te vendosin se mbi cfare kushtesh do te kete import, apo mundesite per te importuar plehra. Ajo qe ne theksojme eshte qe ju duhet te siguroni se zbatimi efikas i ligjit ze vend, dhe per kete, ju duhet te keni kapacitete, duhet te kontrolloni per kete proces ate cfare i kalon vendit kur flitet per importin e mbeturinave, dhe se ju duhet te keni kapacitetet e nevojshme, sidomos ne dogana, apo ne autoritetin e kontrollit mjedisor.
Megjithese ligji u miratua me shumice te thjeshte, ne respekt te procedurave vendase, Komisioni nenvizon se Shqiperise i kerkohet gjate procesit te antaresimit qe te zhvilloje konsultime e debate te gjera konstruktive per ligjet qe kane te bejne me BEne..
Peter Stano: U miratua me shumicen e nevojshme sipas procedurave ne vend. Sidoqofte, ne theksojme se jo vetem ky ligj, por pergjate gjithe procesit te antaresimit, ligjet qe kane te bejne me BEne, do te ishte mire te ishin objekt ose subjekt i nje dialogu te duhur kombetar nga te gjitha palet e interesuara, nga kushdo qe shqetesohet apo qe eshte i perfshire ne njefare menyre me te. Eshte shume e rendesishme te paturit te nje dialogu te tille kombetar, apo te nje dialogu te gjere ne ceshtje te tilla te rendesishme, sepse keto lloj ceshtjesh u perkasin praktikisht te gjithe njerezve. Ato kane impakt ne jeten e cdo individi, ndaj ne inkurajojme me te vertet dialogun konstruktiv te te gjitha forcave politike. Ne kete kuader, mund te them se cdo qendrim partiak apo deklarate irrituese nuk prodhon atmosferen e favorshme, hapesiren, apo kushtet per dialog konstruktiv mes qeverise dhe opozites.
I pyetur nese qendrimi kundershtues i Presidentit te Republikes, apo ai i opozites per te mos miratuar kete ligj, bie ndesh me detyrimet qe rrjedhin nga MSA, zedhenesi i Komisionit tha jo, madje sqaroi se Shqiperia nuk kishte as ndonje afat te percaktuar kohor se kur duhej t’a miratonte ligjin.
Peter Stano: Jo, sepse kthimi i ligjit eshte e drejte kushtetuese e Presidentit, eshte e drejte e opozites qe t’a kundershtoje ate, ajo cfare eshte e rendesishme eshte qe te kete nje diskutim te duhur, respektim te sundimit te ligjit, cfare eshte kyce per cdo marrveshje te stabizilim asocimit. Por, MSA nuk parashikon asnje afat kohor mbi ligjin e menaxhimit te plehrave, ajo cfare MSA thote eshte vetem qe ne menyre graduale, ju duhet te pershtasni legjislacionin europian, dhe kaq.
Marrë nga Top Channel
Shkrime të tjera me interes: