E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA-ja mbeshtet pucisten Ina Rama

Arvizu Do dergoj letren e Ina Rames ne Uashington Berisha e Rama te anulojne mitingjet


TIRAN - Ambasadori Arvizu shprehu dje mbeshtetje te plote ndaj punes se institucionit te akuzes ne nje takim me kryeprokuroren Ina Rama e etiketuar si puciste nga kreu i ekzekutivit ditet e fundit.


Ne nje konference te perbashket ne ambientet e Prokurorise se Pergjithshme mes ambasadorit Arvizu dhe kryeprokurores Rama kjo e fundit njoftoi se do ti shkohet deri ne fund me ndihmen e SHBA-ve procesit hetimor te nisur per zbardhjen e ngjarjes se 21 janarit.


Jemi te ndergjegjshem se hetimi i ketyre ngjarjeve paraqet veshtiresi. Kerkoj mbeshtetjen e ambasades amerikane ne hetimin e kesaj ceshtjeje. Kjo ka te beje me disa aspekte qe lidhen me procedurat e hetimit. Kjo do te sjelle qe hetimi te jete me i arrire dhe me i besueshem-theksoi kryeprokurorja.


Ne vazhdim ajo u shpreh se institucioni qe ajo drejton ka angazhuar te gjithe trupen e prokuroreve te Rrethit Gjyqesor Tirane qe kane kryer me shume pergjegjesi dhe perkushtim mbledhjen e te dhenave te para pas ndodhjes se ngjarjes.


E pyetur ne lidhje me mos ekzekutimet e urdher-ndalimeve nga policia per gjashte drejtuesit e Gardes se republikes kryeprokurorja tha se vetem ekzekutimi i shpejte i tyre do e bente me te lehte vijimin e hetimit. Jane urdher-ndalime. Leshohen per personat e dyshuar per nje veper. Kemi dyshime se keta persona kane qene te perfshire ne ngjarjet e te premtes. Gjithcka mund te verifikohet. Vete pjesa e ekzekutimit te ndalimeve do na ndihmonte ne zbardhjen e ceshtjes- tha Rama.


Ngritjen e nje Komisioni Hetimor nga Kuvendi kryeprokurorja e cilesoi nje vendimmarrje politike ndersa cilesimin e demonstrates si nje puc politik znj.Rama e cilesoi si nje akuze politike.


Ambasadori SHBA-se


Sipas ligjit shqiptar Prokuroria e Pergjithshme eshte organi kryesor per hetimin e asaj situate dhe une deshiroj te deklaroj ketu perpara te gjitheve qe Shtetet e Bashkuara e mbeshtesin Prokurorine ne menyre te plote dhe teresore. Do ta shoh dhe shqyrtoj me shume kujdes letren e Prokurores se Pergjithshme per ndihme. Do te me duhet ta dergoj ne Uashington DC per shqyrtim te metejshem.


Megjithate pres qe pergjigja te jete e favorshme dhe pozitive megjithese hollesite do duhet te percaktohen me pas. Verej qe shume shqiptare duke filluar me Prokuroren e Pergjithshme Kryeministri Kreu i Opozites dhe shume shqiptare kane bere thirrje per ndihme nderkombetare per kete hetim.


Nese eshte vendimi apo vendosmeria e Prokurores se Pergjithshme qe Shtetet e Bashkuara mund te ndihmojne ndihem i detyruar qe duhet te perpiqemi. Shpresoj gjithashtu qe me ane te ketij gjesti po demonstrojme sinqeritetin tone per vendosjen e nje klime me te mire politike ketu ne Shqiperi e cila vertet ka nevoje per te sot.


Dhe ne driten e ketij zhvillimi shpresoj qe dy udheheqesit kryesore kryeministri dhe udheheqesi i opozites do te marrin ne konsiderate shtyrjen apo anulimin e mitingjeve te planifikuara per te premten dhe te shtunen kete jave.


Perseris pres me kenaqesi te punoj me Prokuroren e Pergjithshme ne perpjekjet e saj per te kryer nje hetim gjitheperfshires te plote dhe te besueshem- tha ambasadori Arvizu.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›