Na hodhen ne rruge punedhenesit pas protestes

Ti je komunist nuk duhet te rrish me ne pune tek une- me tha pronari dhe me hodhi ne rruge
Kam pese femije me se duhet ti ushqej. Vetem per bindjet e mia sme japin transferimin e shkolles se femijeve
Xhevat Balavija eshte bashkeshorti i Lindites ndersa rrefen se vetem per shkak te pjesemarrjes se te shoqes ne proteste te dy ata tashme jane pa pune. Femijet e tyre jane pa buke per te mos llogaritur qe vetem per shkak te bindjeve politike drejtori i shkolles se fshatit ku ka jetuar nuk pranon te beje transferimin e shkolles se femijeve te tij. Ne nje interviste te shkurter ai tregon se pas protestes se PS-se ai dhe e shoqja tashme ndodhen ne rruge.
Xhevat si e moret vesh se gruaja juaj ishte arrestuar
Po ate ate dite ishte organizuar protesta dhe mesova se gruaja kishte shkuar atje. Une isha ne pune dhe smund ta lija. Per femijet po kujdesej djali yne i madh. Ne mbremje u ktheva ne shtepi por gruaja nuk ishte. Mora vesh se Garda kishte vrare ne proteste disa njerez dhe shume te tjere ishin plagosur.
Erdha ne vendin e demonstrates por skishte njerez. Shkova neper spitale dhe neper vende te tjera ku mund te kishin shkuar te plagosurit por nuk e gjeta. Mora vesh se pas demonstates policia kishte arrestuar shume njerez pas perfundimit te saj. Shumica mora vesh nga televizionet ishin dhunuar goditur dhe rrahur nga policia. Aty nisa te mendoj se mbase e kishin arrestuar dhe ndaluar.
Me pas ku e gjetet
Shkova ne cdo komisariat qe nga komisariati nr.23 4 dhe nr.1. te gjithe me thane se nuk eshte pasi verifikuan emrat. Te shtunen shkova ne burgun 302 por edhe aty me thane se nuk ishte ndersa me pas u drejtova per ne burgun 313. Atje e kam gjetur gruan te shtunen ne mbremje.
fare ju thane ne polici apo ne burgun 313
Me thane qe e kishin arrestuar se kishte marre pjese ne proteste. Pse duhet te arrestohet nje grua qe merr pjese ne proteste Po kjo s me ben pershtypje mua me sepse une jam mesuar me dhunen e Partise Demokratike dhe pushtetit te saj.
Pse
Kam nje vit qe kam ikur nga Kukesi dhe nuk me japin dokumentet e femijeve te shkolles. Drejtori i Shkolles ne Lojm me kerkon rryfshfet 100 mije leke per te marre dokumentet. E ku ti gjej une ato para Me ka futur nje sekser Haxhi Misinin per te bere dokumentet dhe me ka thene se duhet te paguaj 100 mije leke.
A jeni ne pune
Isha por nuk jam. Isha bashke me time shoqe. Une punoja roje ne spitalin ushtarak dhe ajo ne nje firme private per tu kujdesur per kopshtin e nje pronari. Te nesermen qe ndodhi protesta me thane qe ik nga puna ti je komunist se te kane arrestuar gruan ne proteste. Ne socialistet nuk i duam ne pune.
Kush ju tha
Me thane njerezit e pronarit te firmes se policise private. Firma me sa di une eshte ne pronesi te Skender Bukcilles dhe punojne aty edhe Reshat Ndreu e Zylfi Marku. Keta me thane qe s punojne me socialistet.
Po ata nga e dinin se e arrestuara ishte gruaja juaj
E njihnin. Ajo me sillte cdo dite buken ne pune. Po edhe ate e hoqen sapo shkoi ne pune pasi e liroi gjykata. Edhe asaj po keshtu i thane. Kam pese femije zoteri. Ne shkolle nuk i dergoj dot. Ne Kukes nuk po mesonin asgje sepse nuk kishte mesues po ishin njerez pa shkolle ata qe i mesonin.
Ndaj i solla ne Tirane per tiu dhene shkollen. Edhe te premten do te jem ne proteste pikerisht per keto shkaqe. Do jem bashke me time shoqe. Ata qe arrestuan time shoqe te me arrestojne edhe mua.
Policia e dergon per ndjekje penale organizatoret
TIRANE- Policia e kryeqytetit dergon per ndjekje penale Partine Socialiste si subjekt per demonstraten e organizuar me 21 janar perballe zyres se kryeministrit te vendit.
I bejme me dijeni opinionit publik dhei rikujtojme Prokurorise se Drejtoria e Policise se Qarkut Tirane me shkrese te dates 23.01.2011i ka derguar Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tirane informacion per Referimin e Vepres Penale lidhur me demonstraten e dates 21.01.2011 nga Partia Socialiste e Shqiperise.
Policia tha ne nje deklaraten e saj sei kishte vene ne dispozicion organit te akuzes citime thneniesh nga subjektet politike te marra ne shtyp dhe mediat elektronike nga data 15 deri 22 janar 2011.
Materiali eshte referuar per vepren penale thirrje publike per veprime te dhunshme parashikuar nga neni 223i Kodit Penal sipas te cilit thirrjet e bera publikisht per te kryer vepra te dhunshme kunder rendit kushtetues denohen me gjobe ose me burgim gjer ne tre vjet.
Tmerri I gruas me femije tre muajsh tri dite ne qelite e burgjeve vetem se protestoi paqesisht
Lindita Me godisnin dhe me shanin me fjale te ndyra
TIRANE- Tri dite me rradhe Lindita Balavija 35 vjecare nuk u lejua te ushqeje me gji femijen e saj vetem tri muajsh pasi efektive te forcave speciale dhe te nderhyrjes se shpejte e ndaluan dhe e dhunuan ate e me pas e arrestuan vetem pak momente pas perfundimit te demonstrates se opozites se zhvilluar ne bulevardin Deshmoret e Kombit perballe selise se kryeministrise.
Bashkeshortii saj Xhevati u detyrua te bente gjithcka qe mundej per ti dhene femijes ushqim duke blere qumesht nderkohe qe ata kane edhe pese femije te tjere ndera qe prej te shtunes te dy ata jane hedhur ne rruge nga punedhenesit e tyre. Ju jeni komuniste- me tha pronarii firmes private qe ruan Spitalin Ushtarak ne kryeqytet kur mesoi se bashkeshortja e ime ishte arrestuar nga policia per pjesmarrje ne demonstrate.
Lindita dhe Xhevat Balavija nje cifti varfer nga Kukesi me pese femije te vegjel qe jetojne me qera ne lagjen Laprake te Tiranes jane viktima te hakmarrjes politike.
Prej te shtunes ata jane te papune. femijet e tyre te mitur prej dhjete muajsh pa mundesi per te shkuar ne shkolle tashme duhet ti luten ndokujt ti u fale ndonje kafshate buke apo ti gjeje ndonje pune prinderve te tyre per ti ushqyer. Babai dhe nena e tyre dy punetore te thjeshte tashme jane te papune vetem se Lindita protestoi si shume shqiptare te tjere perpara selise se kryeministrise.
Protesta e te premtes Linditesi solli dhurate dy dite qendrim ne qeli ndersa femija e saj tri muajsh nuk pati meshiren e efektiveve te forcave speciale qe e arrestuan dhe e dhunuan barbarisht ne qender te Tiranes tek sa ajo largohej qetesisht per te shkuar prane vajzes se saj tri muajshe qe duhej ta ushqente me gjii vetmi ushqim qe ajo kishte per te.
Nuk mjaftoi vete dhuna e ushtruar nga efektivet e forcave speciale ne momentin e arrestimit por gruaja rrefen se punonjesit e policise e kane goditur ne menyre te pameshirshme sikur ajo gruaja jo me teper se 45 kile te ishte nje burre I fuqishem qe po torturonte dhjetera punonjes policie.
Erdhen me kapen dhe nisen te me shanin.
-Po ti moj kurve muti edhe ti do te protestosh
- Ec me ne se ta tregojme ne protesten.
Po ja ti nje kurve je
Ndersa thote keto fjale gruas I mbushen syte me lot tek sa nuk arrin te permbaje veten.
Lindita thote se e kane goditur ne cdo cep te trupit ne shpine ne koke ne trup ne krahe ne kembe.
Asnje nuk dinte te pushonte tregon ajo. Ndersa me pas shton Iu tregova iu thashe qe nuk kisha bere asgje te keqe por ata vazhdonin dhe me qellonin. Me derguan ne komisariatin e policise nr.2. Aty nuk me goditi dhe nuk me rrahu askush por me pyeti nje grua. Edhe ajo me ofendoi. Lindita tregon se e mban mend shume mire gruan qe e ofendoi e cila ishte nje oficere policia me floke te gjate te lidhur ne koke.
- Nuk qendroi shume por mu drejtua menjehere Po ti moj kurve edhe ti u bere te shkosh ne proteste. Me erdhi zor nga vetja por kasha cfare te beja.
Me tha se po me arrestonte per goditje te punonjesve te policise. Une kam shenjat e dhunes ne trup dhe nuk kam hedhur asnje nje fije letre ne proteste ajo me akuzonte per goditje te punonjesve te policise. Ata ishin 5 police me shkopa gome une isha vetem nje grua e pafuqishme. Ajo shton se derguan ne burgun 313 ku I shoqi me pas kishte mundur ta gjente pas shume kerkimesh.
Ajo shton se gjate vleresimit te mases se saj ne gjykate ishte liruar nga kjo e fundit dhe kishte mudnur te shkonte me se fundit tek femija I saj vetem tri muajsh per ta ushqyer me gji ndersa gjate gjithe kohes kishte qene ne ankth per te dhe per kater femijet e tjere. Dje lindita per te gjithe dhunen e ushtruar ndaj saj si fizike dhe verbale ka pergatitur nje kallezim penal te cilin do ta depozitoje ne Prokurorine e Tiranes.