E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prinderit e Bleona Mates ne Gjykate

Prindërit e Bleona Mates kërkojnë divorcin në Gjykatë. Kjo kërkesë vjen pas një periudhe të gjate kohore, ku pas shtate muajve të zhdukjes se vajzës së tyre, ndërmjet familjes ndërhyn dhe drejtësia.

Tashmë prindërit e Bleonës kanë mbërritur në dyert e drejtësisë për të zgjidhur krizën bashkëshortore të nisur pas zhdukjes së vajzës së tyre.

Zhdukja e 6-vjeçares Bleona Mata, nga fshati Zapod i rrethit të Kukësit ka detyruar ekspertët e grupit hetimor të hetojnë, por pas pak kohësh, prinderit e saj të akuzojnë njëri-tjetrin.

“Mund të ketë gisht. Ose e ka shitur, ose dicka tjetër duhet të ketë bërë”, deklaron Zamir Mata, babai i Bleonës.Ndërsa nëna e vajzës mohon cdo akuzë që bëhet ndaj saj. “Aspak e vërtetë. 

Që prej 21 majit të këtij viti, vogëlushja 6-vjeçare Bleona Mata humbi kontaktet me familjen e saj rreth orës 18:15, në një nga rrafshet e maleve të fshatit Zapod, ku ajo ishte duke kullotur bagëtitë me hallën e saj, Alketa Mata. Në rrethana misterioze dhe pa u gjetur asnjë gjurmë, çështja “Mata” vazhdon të mbulohet nga “mjegulla”, duke mos u lënë mundësi hetuesve, familjarëve dhe banorëve të zonës të mësojnë se çfarë ka ndodhur në të vërtetë me vogëlushen.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›