Prindërit nigerianë lindin “Bukurinë e bardhë të zotit”
Foshnja Nmachi Ihegboro, me prindër nigerianë, që tashmë jetojnë në Britani, ka mahnitur ekspertët e gjenetikës, pasi ka lindur e bardhë, me sy të kaltër dhe flokë të bardhë. Mjekët janë të bindur se nuk është albino. Babai i saj, Ben, 44-vjeç, tha se është i sigurt se fëmija është i tij, por nuk kupton dot përse ka lindur e bardhë. Asnjë prej prindërve nuk ka histori ndërthurjeje gjenetike me njerëz të bardhë në familjet e tyre. Mamaja e vajzës, 35-vjeçarja Anxhela, thotë vazhdimisht se: “Vajza është shumë e bukur, është një fëmijë mrekulli!”. Të dy fëmijët e tjerë të çiftit janë të me ngjyrë. Nmachi, emri i së cilës do të thotë “bukuri e zotit” në gjuhën nigeriane, po çudit të gjithë mjekët dhe ekspertët, që i janë afruar për ta shqyrtuar rastin e saj. Profesor Bryan Sykes, drejtori i “Human Genetics” në Universitetin e Oksfordit dhe eksperti numër një në Britani, e quajti foshnjën “të jashtëzakonshme”. Ai tha se “në një rast të përzierjes së racave, fëmija mund të ketë tone më të çelura të ngjyrës së lëkurës dhe kjo ndonjëherë mund të jetë disi ndryshe nga ngjyra e lëkurës së prindërve. Ky mund të jetë një rast ku ka miksim të shumë gjenetikave, si në popullsinë afro-karaibiane. Por në Nigeri nuk ka kaq miksim”. Prof. Sykestha tha se: “Floku i fëmijës është ekstremisht i pazakontë. Edhe fëmijët bjondë nuk i kanë kështu flokët pas lindjes”. Sipas tij, shpjegimi i vetëm është një lloj i pazakontë mutacioni gjenetik.