Spiunia seksi ruse, modele për “Playboy”
Anna Chapman, spiunia seksi ruse, e arrestuar në SHBA dhe e rikthyer në Rusi, është gati të pozojë për “Playboy”, pasi ka mbetur pa të holla. Vajza duket e disponueshme edhe të shesë historinë e saj për një libër, film, apo të dyja bashkë. Shifra e fillimit është 164 mijë dollarë. E kthyer nga vëmendja e mediave në spiunen më të famshme të viteve të fundit, Anna ka vendosur të tregojë historinë e saj, madje edhe të ilustruar me foto, nëse paguhet mirë, edhe nudo. Të njohurit e vajzës janë shprehur për “The Sun”, se: “një spekulim mediatik do të ishte mënyra më e mirë për të zgjidhur problemet financiare. I kanë sugjeruar “Playboy” apo akoma më mirë një film”. Anna, 28-vjeçe, ka punuar për pesë vjet në Londër dhe ishte martuar me një britanik, por pas zbulimit të misioneve të saj të spiunazhit, Britania vendosi t’i anulojë pasaportën dhe disa nga llogaritë e saj bankare janë mbyllur.