Tafaj inspekton punimet ne gjimnazin e Peshkopise
Vitin e ardhshëm shkollor gjimnazistët e Peshkopisë do të zhvillojnë mësim në një godinë të re. Ministri i Arsimit Myqerem Tafaj, deputeti i zonës Sherefedin Shehu dhe drejtues lokalë të Prefekturës, Bashkisë dhe Qarkut Dibër kanë inspektuar punimet për ndërtimin e gjimnazit të ri, të cilat sipas Ministrit Tafaj po ecin me ritme të shpejta.
Shkolla me kapacitet 1100 nxënës financohet 40% nga buxheti i shtetit dhe 60 % nga banka boterore. Vlera e këtij investimi është 1,6 milionë $.
Nevoja për një gjimnaz të ri lindi, pasi ambjentet e ndërtesës ekzistuese iu dhanë filialit të Universitetit të Durrësit të hapur para dy vitesh në qytetin e Peshkopisë ku akualisht numri i studenteve i kalon 1700.
Ministri i Arsimit Tafaj tha se dibranët me shtimin e numrit të studentëve dhe plotësimin e disa kritereve të tjera filiali mund të aplikojë për statusin e një Universiteti më vete.