E Diel, 1 Nëntor 2026

Prioritet i QSUT-së do të jenë pajisja e me aparatura të reja dhe zgjerimi i shërbimeve

Blerja e aparaturave të reja në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Terza" (QSUT) në Tiranë, me qëllim zgjerimin e shërbimeve shëndetësore të ofruara për qytetarët, është përcaktuar si një prej  prioriteteve për këtë vit nga Drejtoria e saj. 

"Me zgjerimin e shërbimeve të reja, parashikohen vendosja e aparaturave të reja, kryesisht për  spitalin e ri të urgjencave, i cili parashikohet të vihet në punë në gjysmën e dytë të vitit 2009", bënë të ditur sot  burime zyrtare të QSUT-së.

Në këtë spital, pritet t'u jepet zgjidhje më e mirë ekzaminimeve në përgjithësi, dhe kryesore, me fjalën më të re të shkencës dhe teknikave për shumë patologji. Kështu, në QSUT pritet të ketë aparatura të skanerit, rezonancës magnetike, ç'ka do të zgjerojë më shumë  mundësinë e ekzaminimit për një numër më të madh pacientësh dhe në interval kohor më të shkurtër.  

Ndërkohë, gjatë këtij viti pritet të përfundojnë punimet në një sërë objektesh të tjera spitalore, si rikonstruksioni i godinave të spitaleve, etj.       

QSUT funksionon që prej vitit 1928 dhe aktualisht është qendra më e madhe spitalore, ku ofrohen 50 shërbime, ndër të cilët, shërbimi i urgjencës, kardiologjisë, i onkologjisë, alergologjisë, nefrologjisë, pediatrisë, etj. E njohur në vitet e krijimit të saj si Spitali Civil Zogu I dhe sot me emrin e shenjtores Nënë Tereza, kjo qendër ofron shërbimin jo vetëm për shtetasit brenda territorit shqiptar, por dhe për ata kosovarë e maqedonas.

Shtetasit kosovarë dhe maqedonas drejtohen në QSUT kryesisht për shërbimet e neokirurgjisë, kardiologjisë, si dhe për sëmundjet kanceroze, përmes shërbimit të onkologjisë. 

QSUT u shërben mesatarisht rreth 60 mijë pacientëve në vit. Në të realizohen rreth 20 mijë ndërhyrje kirurgjikale në vit, ndërkohë që numri i pacientëve të paraqitur në urgjencën spitalore, arrin në mesatarisht 110 mijë. Në këtë qëndër kryhen rreth 1.8 milionë analiza të ndryshme.   

Gjatë vitit që kaloi, mjekët e QSUT-së realizuan dhe një sërë operacionesh "të vështira", si operacionet me sondë në tru të kryera në shërbimin e Neurokirurgjisë nga prof. Mentor Petrela, operacionet në kirurgjinë e spitalit Onkologjik, operacionet e zemrës në Kardiokirurgji nga Prof. Ali Refatllari. Këtë vit, pritet që së shpejti të realizohet dhe transplanti i parë i veshkave nga ekipi i mjekëve. QSUT është e vetmja qendër shëndetësore në Shqipëri dhe Kosovë, ku realizohen by-pass-e dhe operacione me sondë në tru.  

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›