Ja si mbushen librat e fëmijëve me vjersha bajate
Autori i Lajmit: Denisa Kona
denisakona@hotmail.com
(Për çdo mendim pro ose kundër, na shkruani në adresën e E-mailit)
Për fëmijët e kopshtit janë përgatitur jo thjesht botime, por sete botimesh, që janë “embrioni” apo fillesat e lëndëve të ardhshme. I tillë është seti i librave “Veprimtari Gjuhësore” dhe “Veprimtari Matematikore”, shoqëruar edhe me fletoret përkatëse, për çdo grup të kopshtit. I kemi parë me kujdes, libra të vlefshëm. Për fat që më në fund edhe në Shqipëri ka botime të specializuara jo vetëm argëtuese (siç janë librat me përralla), por edhe didaktike për moshat 3-6 vjeç. Mirëpo, as në këto botime, sikurse në setin e librave që shqyrtuam dje, nuk mungojnë problemet në disa rrafshe. Paraqitja e mirë grafike dëmtohet në disa faqe nga figura të dyzuara, ndërsa gjëzat e përfshira në libra, janë të dobëta, pa muzikalitetin që u pëlqen fëmijëve, edhe të vështira (të pamundura) për t u gjetur. Ato mbetet të mësohen përmendësh, gjë që në këtë rast, nuk paraqet më vlerë. Por nuk mungon edhe ndonjë gjëzë e bukur si kjo: Krahëqendisur si qilim/ nëpër lule gjen ushqim/ (Flutura).
Gjithashtu, në libra nuk është ruajtur mirë fizionomia e tyre duke përfshirë në librin e matematikës edhe objektiva të tilla si zhvillimi i të folurit, njohja me kafshët etj. Me një organizim më të mirë të kompletit të librave, disa njohuri e tema të librit të matematikës duhet të përfshiheshin në librin e veprimtarisë gjuhësore dhe anasjelltas. Ose, të dy librat duhet të shkriheshin në një të vetëm me të gjitha temat, që zhvillojnë të menduarin e integruar.
Ndonëse titulli premton veprimtari matematikore, kjo natyrisht nuk i pengon autorët që ushtrimet të jepen në formë zbavitëse edhe si vjersha. Gjë e mirë do të thoshim: Edukim estetik krahas zhvillimit të aftësive matematikore. Por, le të shohim një shembull; Tri pula po vraponin/ sepse gjeli po afrohej/Ki-Ki-Ri-Ki/ Ndaluni pak/ Se me ju dua të flas/ Sa shpendë u bënë gjithsej?/
Atëherë, nëse ky është një ushtrim matematikor, nuk është një ushtrim logjik dhe nuk ka as vlera estetike. Pulat rrojnë me gjelat, nuk tremben prej tyre. Së dyti, a e dinë 4-5 vjeçarët se pula dhe gjeli quhen shpendë, në mënyrë që të gjejnë se sa u bënë gjithsej? Nëse nuk është e mundur që të japësh një ushtrim-lojë me efekt në tri fusha, është më mirë të bësh saktë njërën prej tyre.
Në objektivat e librit të veprimtarisë matematikore gjendet një detyrë e tillë: Të dallojë (fëmija) figurën e trekëndëshit, edhe kur asaj i mungon baza”. Eshtë interesante të ngresh detyra të tilla, ku fëmija të gjejë në objekte të ndryshme, figurat gjeometrike. Por një trekëndësh që i mungon baza nuk është më një trekëndësh. Ai është një kënd. Në vend të kësaj mund të thuhej që njëra nga brinjët e trekëndëshit nuk shquhet por është sidoqoftë brenda në trupin e yllit, përshembull dhe mund të hiqet sipër tij me laps.
Veprimtari matematikore, grupi II-të: Ky libër ofron përveç koncepteve matematikore, edhe njohje për botën e kafshëve, cilësitë e tyre, projekte për punë dore e vizatim, ushtrimin e të folurit etj. Shpesh, ato që emërtohen “Objektiva”, janë aktivitete praktike, kurse ato që shënohen si “fusha e veprimtarisë edukative”, janë mirëfilli objektivat e vërtetë (f.32). Ndërsa libri tjetër për veprimtaritë gjuhësore, nuk ka vetëm aspektin gjuhësor, për ta titulluar si të tillë. Në këtë botim më pak cilësor se ai i veprimtarive matematikore, zë vend edhe ndonjë vjershë bajate si kjo që gjendet në faqen 11: “Eja, eja shoku im/ Shpejt në kopsht të shkojmë/ Pritmë, pritmë edhe pak/ sa dhëmbët të laj/. Me të tilla “vjersha”, kanë fyer shijen, inteligjencën dhe ndjesinë e hollë të fëmijëve për të dalluar të bukurën. Këta pedagogjistë harrojnë se mosha nuk është “kriter” për të ndjerë hijeshinë apo pahijeshinë. Mbase nisen nga mendimi: “Hë, se fëmijë janë këta, kënaqen edhe me kaq”. Seç të krijohet një përshtypje e keqe, se kur shkruajnë librat e fëmijëve, autorët ndihen më pak të monitoruar, teksa shkruajnë vargje me shtrembërime për hir të rimës si ky: “Një shami në xhep e shtij”. E para nuk zgjedhohet shtij, por shtie. E dyta, është përdorim arkaik. Po vazhdojmë dhe me nja dy pakujdesi të tjera: Në faqen 14, “Pse Altini mban kapelen në dorë?”, Altini është një vajzë. Më tej zbulojmë një tjetër stonaturë: “Tek figurat e burrave prej dëbore…”. Togfjalëshi “burri prej dëbore” është gjysmë i mbyllur dhe nuk lejon modifikime. Nuk mund të ketë shumës, edhe pse çdo fëmijë mund të bëjë nga një burrë prej dëbore. Në momentin që fjala burrë kthehet në shumës, togfjalëshi humbet fuqinë e tij unifikuese kuptimore dhe tingëllon diçka tjetër. Të tilla “krijime” gjuhësore lejohen në gramatikën fëminore. Së fundi, po kujtojmë këtu kërkesën e paarsyeshme të njërës prej temave, për të prerë fotografitë e familjes. E përse? Për t i ngjitur në një ilustrim reviste. Fotografitë janë pasuri familjare dhe nuk duhen dëmtuar për qëllime edukative të cilat mund të përmbushen me shumë mënyra të tjera të padëmshme.
Librat e parashkollorëve, lojëra e ushtrime “pa moshë”
Standardet e zhvillimit të parashkollorëve kërkojnë studime të thella në terren për t u saktësuar
Specialistë të arsimit parashkollor janë shprehur disa kohë më parë se programet dhe tekstet e parashkollorëve janë të standardizuara, se çdo moshë ka standardet që duhet të përmbushë mbi bazën e të cilave matet zhvillimi, bëhet vlerësimi, por hartohen edhe programet. Ndërsa marrim në dorë dhe shfletojmë disa nga botimet e parashkollorëve, presim të kuptojmë diferencën mes tyre në shkallën e vështirësisë së koncepteve që ato përcjellin. Kapërcimet dhe kthimet pas janë aq të thekshme, saqë me zor mund të dallosh një tekst për 5-6-vjeçarë, nga teksti për 3-4 vjeçarë. Ndonëse ndryshimet tek fëmijët e këtyre grupmoshave janë të thella, tekstet nuk e pasqyrojnë mirë këtë rritje. Ndodh që në temat për më të vegjlit përfshihen koncepte më të avancuara dhe e anasjellta; fëmijëve më të rritur u jepen detyra të kapërcyera. Kjo tregon se standardet janë bërë “llastiqe” që tërhiqen dhe lëshohen, edhe pse nuk mund të kërkosh një vijë demarkacioni të fortë. Më parë se të punojnë autorët me librat e të vegjëlve, duhet të punojnë institucionet përkatëse si MASH, Instituti i Studimeve Pedagogjike, Instituti i Kurrikulave me standardet, gjë që duhet të nisë me anketime e testime të gjata e të besueshme, ndjekur në vijimësi, të grupeve të fëmijëve në çdo stad moshor. Deri më sot, standardet janë adoptuar, por edhe adoptimet mund të kenë probleme në vetvete.
Teksa shfletojmë një fletore didaktike për 3-4 vjeçarë, gjejmë aty njohuri për bashkësitë, të dhëna në atë mënyrë që i gjen me të njëjtën shkallë vështirësie edhe në klasat e ciklit fillor (deri tek e treta).
Ky lajm është publikuar: 06/01/2009