“Sfida e zgjedhjeve, kartat e identitetit”
Autori i Lajmit: red.
Kartat e identitetit duket se janë prioriteti i opozitës në këtë fillimviti. Ndërsa pritet hyrja në fuqi e Kodit, kreu i Partisë Socialdemokrate, Skënder Gjinushi, pranon se është e vështirë që të respektohen të gjitha afatet e parashikuara në ligj, duke nënvizuar se sfida më e madhe për këto zgjedhje mbeten kartat e identitetit. Sipas kreut të PSD-së, tashmë që vendi ka gati një kuadër të plotë ligjor, gjashtë muaj para zgjedhjeve, përgjegjësia më e madhe i mbetet Qeverisë për listat zgjedhore dhe dokumentet e identifikimit me të cilat do të votojnë qytetarët. Ai shton se sistemi i ri elektoral dhe kuadri i plotë ligjor, i miratuar tashmë nga Parlamenti, është një garanci për fitoren e së majtës në garën elektorale të qershorit. Edhe për Lëvizjen Socialiste për Integrim, kartat e identitetit janë një problem serioz. Nënkryetari i LSI-së, Sokol Azhemi, pohoi dje se zvarritja e këtij procesi rrezikon zgjedhjet. “Ne e kemi theksuar edhe herë të tjera që zvarritja e këtij procesi rrezikon standardet e zgjedhjeve. Pajisja e shqiptarëve me karta indentiteti është dhe një ndër kushtet e vendosura nga ndërkombëtarët për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Ne, si LSI, kërkojmë transparencë parlamentare dhe publike për ecurinë e këtij procesi”, - tha ai.
Ky lajm është publikuar: 06/01/2009