Zgjedhjet 2009: PS përjashton koalicionet parazgjedhore
Autori i Lajmit: Suela Topi
“Të shmangim maksimalisht tavolinat e negociatave paraelektorale. Fakti që ato kanë qenë të ndara nëpërmjet këtij sistemi eliminohet në mënyrë të konsiderueshme, nuk eliminohet krejtësisht, por efekti i paraqitjes bashkë apo jo, apo në koalicion të përbërë, ka efekte jo aq të mëdha sa në sistemin e mëparshëm”
6 muaj para zgjedhjeve parlamentare, Partia Socialiste duket e vendosur të mos zhvillojë asnjë negociatë parazgjedhore. Sekretari për Çështjet Zgjedhore, Kastriot Islami, pohoi dje se Kodi i ri Elektoral, i miratuar vetëm pak kohë më parë, do të masë pulsin e secilit subjekt politik. Islami thotë se kodi i ri nuk do të lejojë ripërsëritjen e skenarit të 2005-ës, ku e majta humbi zgjedhjet si pasojë e përçarjeve brenda saj. Ndërsa për sa i përket infrastrukturës së zgjedhjeve, Islami deklaron se Partia Socialiste do të nisë procedurat për seleksionimin e kandidaturave për komisionerë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, pas shpalljes së datës së zgjedhejve nga Kreu i Shtetit.
Islami
“Të shmangim maksimalisht tavolinat e negociatave paraelektorale. Fakti që ato kanë qenë të ndara nëpërmjet këtij sistemi eliminohet në mënyrë të konsiderueshme, nuk eliminohet krejtësisht, por efekti i paraqitjes bashkë apo jo, apo në koalicion të përbërë, ka efekte jo aq të mëdha sa në sistemin e mëparshëm”, - tha Kastriot Islami. Sipas tij, kodi i ri nuk do të lejojë ripërsëritjen e skenarit të 2005-ës, ku e majta humbi zgjedhjet si pasojë e përçarjeve brenda saj. “Krahas konkurrimit me kundërshtarin, që është Partia Demokratike kryesore, vazhdon konkurrenca e brendshme midis lojtarëve në koalicion të përbërë për të maksimalizuar suksesin e secilës anë”, - vijoi ai.
Socialistët kanë nisur ndërkohë përgatitjet për fushatën elektorale të këtij viti. PS ka përcaktuar prioritetin numër një në këto momente, që është prodhimi dhe pajisja me karta identiteti dhe pasaporta biometrike të qytetarëve shqiptarë, një nga kushtet jetike për një proces të rregullt dhe të drejtë zgjedhor. Kërkesë kjo jo vetëm e socialistëve dhe e partive të tjera opozitare, por edhe e vetë ndërkombëtarëve që asistojnë të gjithë këtë proces në Shqipëri, si një kusht themeltar për integrimin e Shqipërisë në strukturat euroatlantike. Islami ka pohuar se socialistët po e ndjekin me vëmendje gjithë këtë proces, ndërsa ka pohuar se element tjetër i prioritetit të PS-së në këtë fillimviti elektoral, është ngritja e strukturave elektorale dhe organizimi elektoral, që nga shtabet elektorale e deri te organizimi në çdo qelizë i strukturave të partisë, por dhe të qytetarëve për t i pasur të gatshme gjatë fushatës elektorale.
KQZ
Ndërsa për sa i përket infrastrukturës së zgjedhjeve, Islami deklaron se Partia Socialiste do të nisë procedurat për seleksionimin e kandidaturave për komisionerë të KQZ-së, pas shpalljes së datës së zgjedhejve nga Kreu i Shtetit. KQZ vazhdon ende punën, por janari do t i japë fund detyrës së anëtarëve aktualë. Këtë javë, partitë e mëdha politike pritet të nisin bisedimet dhe përzgjedhjet për emrat e rinj të anëtarëve që do të ketë, komisioni më i lartë zgjedhor, i cili do të përgatisë dhe zgjedhjet parlamentare. Sipas formulës në ligjin e zgjedhjeve, KQZ do të përbëhet nga shtatë anëtarë, jo nga nëntë që ka aktualisht. Dy anëtarë propozohen nga partia që ka numrin më të madh të vendeve nga partitë e mazhorancës qeverisëse, PD, dhe 2 anëtarë nga partia e opozitës që ka numrin më të madh të vendeve në Kuvendin e Shqipërisë, PS. Anëtari i pestë i KQZ-së, do të zgjidhet nga kandidatura të propozuara nga grupime deputetësh të partive të mazhorancës qeverisëse. Ndërsa anëtari i gjashtë i KQZ-së zgjidhet nga kandidatura të propozuara nga grupime deputetësh të partive të opozitës parlamentare. Anëtari i shtatë dhe njëkohësisht kryetar i KQZ-së, zgjidhet nga grupi parlamentar i partisë më të madhe të mazhorancës, i cili i paraqet Kuvendit një listë prej jo më pak se katër kandidaturash. Për shumë specialistë dhe ekspertë vendi është sërish vonë në përgatitjen e zgjedhjeve, pasi 6 muaj para mbajtjes së tyre ne ende nuk kemi ngritur KQZ-në, apo edhe Komisionet Zonale, të cilat duhet të trajnohen për t u njohur me sistemin e ri zgjedhor.
Ky lajm është publikuar: 06/01/2009