E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sfida e integrimit ne syrin e Gjermanise

Deutsche Welle

Probleme teknike por edhe klime e paqendrueshme politike. Te dyja ndikojne ne imazhin e Shqiperise dhe sidomos ne ambicien e saj per te fituar kohen e humbur dhe per te marre statusin e vendit kandidat ne vitin 2012. Pavaresisht qasjeve dhe pikepamjeve te shumta qe qarkojne procesin e integrimit nje fryme me optimiste dhe pozitive vjen nga ambasada gjermane ne Tirane teksa titullarja e saj Carola Mller-Holtkemper ne nje interviste per Deutsche elle e vlereson vitin 2011 me konsiderata pozitive per vendin tone. Une mendoj se viti 2011 shenohet nga nje dinamike me se shumti pozitive. Qeveria dhe opozita kane arritur te bien dakord mbi hapat qe do te ndjekin per permiresimin e rregullores se punes se Parlamentit gjithashtu kane vendosur te punojne per reformen elektorale dhe kane arritur te bejne nje plan veprimi ne perputhje me frymen dhe rekomandimet e progres-raportit me te fundit te Komisionit Europian per Shqiperine thote ajo. Nje konsensus politik i cili po lexohet me shume optimizem nga perfaqesuesja e Gjermanise nje vend me te cilin se fundmi u finalizuan edhe marreveshjet per shmangien e tatimit te dyfishte per kapitalet dhe biznesin. Ne ndryshim nga logjika parimore dhe e standardeve te proceseve qe i meshohej dikur predikimit te BE-se per integrimin sot duket se eshte konsensusi per institucionet kushtetuese ai qe po prevalon duke u sherbyer madje dhe si standard me vete dhe korrektim thelbesor imazhi. Deri me tani ka dhe hapa konkrete p.sh. zgjedhja e Guvernatorit te Bankes Kombetare apo dhe per Avokatin e Popullit ku jane realizuar procedura tejet transparente ne baze te konkurrueshmerise dhe pershtatshmerise se kandidaturave. Na mbetet te shpresojme ne vijim qe edhe postet e tjera me te njejten pergjegjesi te mund te perzgjidhen dhe te percaktohen me te njejten transparence vijon ambasadorja e Gjermanise. Me fjale te mira edhe per opoziten edhe per qeverine ajo ka nenvizuar keshtu se pritmeria kryesore e Europes ndaj Shqiperise eshte stabiliteti politik i cili gjithsesi nuk merr nje pergjigje shteruese kur vjen puna te zgjedhjet. Kjo pasi angazhim maksimal per reformen zgjedhore ne Shqiperi ka pasur thuajse perhere por zgjedhje me standarde asnjehere. Per kete arsye nje note pozitive per statusin ne tetorin e vitit 2012 me siguri qe do te ndikohet sidomos nga menyra sesi do te zgjidhet Presidenti i ri i vendit meqenese kjo eshte edhe ngjarja me ndikuese qe pritet para zgjedhjeve. Sa i perket ketyre te fundit eshte e veshtire dhe askush nuk jep pergjigje sesi mund te realizohen ato ne menyre te ndershme vetem me konsensus dhe pa nje garanci institucionale dhe rregulla te pastra mes paleve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›